UBT

Shqiptari i shumëkërkuar kapet me 220 000 euro në Belgjikë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Bruksel – Policia belge i ka sekuestruar një çifti shqiptarësh një sasi parash prej 220 000 eurosh.Prej këtyre, 120 000 ishin mbyllur në një qendër tregtare nga bashkëshortja e të shumëkërkuarit, Arjan Shabani.

Rojet e sigurisë së kësaj qendre gjetën në një çantë shumën e parave dhe pas kësaj lajmëruan menjëherë policinë.

Në këtë qendër tregtare gjenden rafte të ndara, ku çdokush mund të mbyllë sende personale. Pas 10 orësh, sirtarët hapen automatikisht.

Forcat e policisë pasi janë vënë në dijeni për çantën me euro, e kanë rivendosur aty ku ishte për të parë se kush do të vinte për ta marrë.

Uji Dea

Për të marrë çantën ka shkuar bashkëshortja e Arjan Shabanit, të cilës iu gjetën edhe 100 000 euro të tjera në një llogari bankare.

Tashmë gruaja ndodhet në qeli dhe akuzohet për pastrim parash. Ka të dhëna se paratë vijnë nga aktiviteti kriminal. Dyshohet se paratë janë fituar nga trafikimi i drogës nga ana e Shabanit, transmeton INA.

Shabani kërkohet në Itali dhe Shqipëri për trafikim droge dhe grabitje me armë. 40-vjeçari u arrestua të mërkurën me një makinë “Audi” tip “A6”. Policia belge thotë se, ai është një kriminel i rrezikshëm.

Shabani jetonte me identitet të rremë si shtetas bullgar. Italia dhe Shqipëria kërkojnë ekstradimin e tij, pasi në Itali është dënuar me 24 vjet burg, ndërsa në Shqipëri kërkohet për trafikim heroine.