ARKATANA

Shqiptari i Hollywoodit: Krenar për vendin tim

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Babai i tij është nga Qerimi i Gjakovës, nëna e tij nga Mirdita, kurse ai vetë, një nga aktorët dhe producentët më të njohur të Hollivudit, Mike Dusi, ka lindur në Nju Jork.

Tregon se i ati, Zef Dusi, ka kultivuar tek ai dhe pjesa tjetër e familjes kulturën e punës. Kjo ka qenë një nga shtysat e tij kryesore për të ndjekur ëndrrën e tij.

Ka punuar si një djalë që shërben pica në dyqanin e familjes, por gjithçka në fushën e aktrimit ka nisur me mbërritjen e tij në Los Angeles, 10 vjet më parë.

Ka një jetë shumë intensive dhe çdo vit vendos qëllime të arritshme nga vetja. Është i bindur se edhe nëse do të kishte lindur në Shqipëri, asgjë nuk do ta kishte ndalur për t’u bërë një producent i suksesshëm në Hollivud.

ARKATANA

Së fundmi, në rolin e producentit po promovon filmin e tij të ri ‘Mickey Boy’.

Është krenar që është shqiptar dhe nuk humb rast që t’ia bëjë gjithkujt të ditur këtë fakt. Thotë se nuk gjen fjalë për të falenderuar prindërit e tij për forcën dhe krenarinë që kanë përcjellë tek ai.

“Jam lindur dhe rritur në Queens të Nju Jorkut, por me origjinë jam nga Gjakova. Ndihem 100% shqiptar. Në kartëvizitën time kam shqiponjën me dy koka. Të gjithë më pyesin për të dhe unë ia shpjegoj”, thotë Mike Dusi në studion e “Pasdite në Top Channel”. /tch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.