Mobi Casa

Shqiptari dhe zvicerani, kapen me 72 kg drogë amfetaminë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Përgjegjës për sasinë rekorde të kësaj droge të konfiskuar ndonjëherë në Zvicër, që në tregun e lirë do të kushtonte rreth 1 milion e gjysmë franga, konsiderohen një shqiptar 36 vjeçar nga Kosova dhe një zviceran 39 vjeçar.

Policia e Cyrihut ka konfiskuar sasinë më të madhe të drogës së tipit amfetaminë, të kapur ndonjëherë në Zvicër. 72 kilogramë të kësaj droge janë gjetur te shtatë persona, të cilët po mbahen në burg. Si përgjegjësit kryesorë për trafikun me amfetaminë, që në tregun e lirë do të kushtonte rreth 1 milion e gjysmë franga, konsiderohen një shqiptar 36 vjeçar nga Kosova dhe një zviceran 39 vjeçar, shkruan nzz.ch.

Amfetamina e tillë, e njohur dhe me emrin “Speed” përdoret para së gjithash nga frekuentuesit e diskotekave. Krahas kësaj droge janë konfiskuar edhe lloje tjera, njofton policia e Cyrihut.

Ajo i kishte rënë fillimisht në gjurmë një trafikanti droge nga Holanda, i cili furnizonte skenën e diskotekave të Cyrihut me drogë sintetike. Përmes tij, policia i kishte rënë në gjurmë personave që fshiheshin mbrapa kësaj tregtie me shumicë. Kështu, vetëm në një bastisje të bërë, policia kishte gjetur dhe konfiskuar 42 kilogramë të drogës në fjalë.

Hidromorava

Hetimet në vazhdim kanë bërë te mundur kapjen e dy korrierëve të drogës, të cilët nga Holanda kishin sjellë në Cyrih edhe 30 kilogramë tjera të drogës.

Shqiptari dhe zvicerani dyshohen se nga viti 2009 deri në vitin 2013 e kanë furnizuar një tregtar zviceran me drogën amfetaminë. Tre të burgosur të tjerë në lidhje e këtë rast janë zviceranë të moshave 30 deri 40 vjet.

Një zëdhënës policie thotë se deri vonë nuk është ditur asgjë për ekzistimin e një rrjeti të tillë. “Ne e kemi nënçmuar këtë segment”, ka thënë ai për mediet zvicerane./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.