GRANDEMALL

Shqiptarët “vërshojnë” Superligën e Zvicrës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Prishtinë – Mesfushorit Haxhi Neziraj i kanë mjaftuar dy paraqitje që të tregohet vendimtar për skuadrën e Luzernit. Neziraj 20-vjeçar të shtunën mbrëma shënoi golin e fitores për Luzernin që mposhti 4:3 në udhëtim skuadrën e Servettes, në ndeshjen e xhiros së fundit (36) të Superligës së Zvicrës në futboll.

Neziraj në lojë hyri në minutën e 63-të, ndërsa golin e fitores e shënoi në minutën e 90-të. Neziraj ishte njëri prej katër lojtarëve shqiptarë që shënuan gola të shtunën mbrëma në Superligën e Zvicrës, dhe njëri prej 15 lojtarëve që u aktivizuan, shkruan “Koha Ditore”.

Haxhi Neziraj deri më tani ka luajtur për ekipin e dytë të Luzernit. Me ekipin e parë në Superligë debutoi më 29 maj, kur luajti nga minuta e 83-të në ndeshje kundër Sionit. Për ekipin e dytë ai ka luajtur 23 ndeshje dhe ka realizuar tetë gola në kategorinë e tretë helvetike. Kosovari Neziraj së fundi i është bashkuar kombëtares Shpresa (U-21) të Shqipërisë. Ai golin e parë në Superligë e shënoi me asistim të Pajtim Kasamit. Vetë Kasami realizoi golin e tretë për Luzernin. Për Luzernin prej fillimi luajti edhe Jahmir Hyka, ndërsa Hekuran Kryeziu qëndroi në stol.

Gola në javën e fundit të kampionatit zviceran shënuan edhe Shkëlzen Gashi për Grasshopperin e Benjamin Kololli për Sionin. Grasshopperi që përfundoi nënkampion, mposhti Lausannen me shifrat 4:1. Gashi shënoi golin e dytë, nga penalltia në minutën e 60-të. Te Grasshopperi startuan Gashi e Amir Abrashi, zëvendësues ishte Mërgim Brahimi, ndërsa Shani Tarashaj qëndroi në stol. Për Laussanen nga minuta e 57-të luajti Bashkim Sukaj. Mesfushori 21-vjeçar debutoi në Superligë.

FIDANISHTJA

Mesfushori tjetër 21-vjeçar, Benjamin Kololli, arriti golin e dytë në shtatë paraqitje në elitën e futbollit zviceran. Ai shënoi golin e dytë për Sionin që fitoi 4:2 kundër Zuerichut. Te Sioni, pos Kolollit, startoi edhe Vullnet Basha. Ndërkohë për Zuerichun luajti Berat Gjimshiti. Për Thunin zëvendësues në barazimin 2:2 me Young Boysin ishin Berat Sadik e Mirson Volina.

Superliga e Zvicrës përbëhet nga dhjetë skuadra. Titullin e fitoi Baseli që në ndeshjen e fundit e mposhti St. Gallenin me rezultatin 1:0. Për Baselin tërë ndeshjen luajti mbrojtësi Arlind Ajeti, kurse zëvendësues ishte Endogan Adili. Te St. Galleni i pazëvendësueshëm ishte Ermir Lenjani. Në ndeshjet e xhiros së fundit munguan Kristian Nushi (St. Gallen), Muhamed Demiri (Thun) e Taulant Xhaka (Grasshopper) që luajtën rregullisht këtë edicion.

Numri i futbollistëve shqiptarë në klubet zvicerane pritet të rritet edhe më shumë në edicionin e ardhshëm, për shkak të numrit të madh të lojtarëve që janë pjesë e akademive të këtyre klubeve.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.