RCCOLA

Shqiptarët vendimtarë në ndeshjen Basel – Luzern: Jashari shënon, Xhaka dhe Ademi asistojnë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ndeshja mes Baselit dhe Luzernit në elitën e futbollit të Zvicrës është mbyllur në barazim 1-1.

Të dyja klubet në radhët e tyre kanë shumë lojtarë shqiptarë, që ishin vendimtarë në këtë përballje.

Taulant Xhaka asistoi për Djordje Jovanovic që shënoi në minutën e 61-të për epërsinë e Baselit.

RCCOLA

Në anën tjetër rezultati u barazua në 1-1 nga Ardon Jashari që gjeti rrjetën në minutën e 81-të pas asistimit të Kemal Ademit.

Përveç tre të përmendurve më lartë, në fushë ishin edhe Denis Simani dhe Ismajl Beka te Luzern.

Baseli pas shtatë ndeshjeve ka pesë pikë dhe zë vendin e nëntë, ndërsa Luzerni është i dyti me 15 pikë në tetë ndeshje. /Telegrafi/