GRANDEMALL

Shqiptarët të votojnë Dario Sulzer për të fituar Arbër Bullakaj

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nuk ka përfunduar ende gara e kandidatëve shqiptarë për të siguruar një vend në komunën Wil të kantonit St. Gallen

Arbër Bullakaj, ndonëse nuk kishte fituar në rundin e parë, ka mundësi të zgjidhet në rundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahet më 4 nëntor.

Zgjedhësit shqiptarë duhet të votojnë për Dario Sulzer, në mënyrë që Arbër Bullakaj me votat e tij të siguroj një ulëse në parlamentin e qytetit Will të St.Gallenit.

Arbër Bullakaj nga Partia Socialdemokrate nuk ka mundur të sigurojë vend në asamblenë e qytetit të Wilit në rundin e parë të zgjedhjeve.

FIDANISHTJA

Mbi 900 votat që ka fituar nuk i kanë mjaftuar për ta fituar këtë vend. Por, Bullakaj ka mundësi që megjithatë të zë një vend në këtë asamble.

Kjo mund të ndodhë në muajin nëntor, kur kandidati i SP për parlamentin e Wilit, Dario Sulzer të votohet nga zgjedhësit shqiptarë, dhe me këtë rast Bullakaj, si i votuari i radhës do të bëhet këshilltar në asamblenë e qytetit.

Politikani me prejardhje nga Kosova tha se nëse zgjedhet deputet i qytetit të Willit do të angazhohet për të avancuar pozitën e komunitetit shqiptar.

Arber Bullakaj, 26-vjeçar nga Prizreni, jeton në qytetin e Willit që nga mosha 9-vjeçare. Ai ka të kryer shkollën ekonomike. Aktualisht vepron dhe jeton në po të njëjtin qytet së bashku me familje.(albinfo.ch)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.