Shqiptarët, shembull i tolerancës fetare
Ish-ambasadori i SHBA në Vatikan, profesor në Institutin e Politikave Botërore në Uashington, Thomas Patrick Melady, në një analizë për lirinë fetare në Shqipëri, vlerëson maksimalisht një nga karakteristikat e kulturës dhe traditës shqiptare, tolerancën.
Në analizën mbi lirinë fetare në Shqipëri “Në 100 vjet shtet, shqiptarët krah për krah me pragmatizëm fetar”, Thomas Patrick Melady, profesor në Institutin e Politikave Botërore në Uashington dhe ish-ambasador i SHBA në Vatikan, vlerëson maksimalisht një nga karakteristikat e kulturës dhe traditës shqiptare, tolerancën, citon Kohanet.
Siç transmeton AS, në këtë analizë profesori amerikan thekson se ky aspekt historik dhe i mishëruar në kulturën shqiptare shërben si një shembull i lirisë fetare për vendet e tjera me popullsi kryesisht myslimane.