GRANDEMALL

Shqiptarët rrihen brutalisht në Shkup

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ramazan Iseni, 13 vjeçar, është njëri nga fëmijët e sulmuar nga huliganët maqedonas në Shkup. Ai ka pësuar lëndime në kokë.Huliganët maqedonas brutalisht kanë rrahur shumë të rinj shqiptarë, në afërsi të një stacioni urban të autobusëve, në Shkup. Në këtë incident të dhunshëm kanë pësuar nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, të cilët janë goditur me gjësende të forta dhe grushte, informon INA.

“Na kanë rrahur, pa kursyer as fëmijë e gratë që ishin duke pritur aty autobusin”, ka theksuar Ramazani, i cili ka kërkuar ndihmën mjekësore për lëndimet e pësuara në këtë incident.

Nxënësit theksojnë se kanë shpëtuar falë shoferit të autobusit urban, i cili është shqiptarë dhe ka arritur që të mbyll me shpejtësi dyert e të largohet nga stacioni.

“Ai na shpëtoi duke mbyllur dyert, mirëpo huliganët kanë gjuajtur me gurë dhe me shishe autobusin, duke rrezikuar jetët tona. Ne kemi parë edhe policë të uniformuar, por që kanë hezituar për të reaguar dhe për të larguar huliganët e tërbuar. Këto incidente më nuk tolerohen. Ose të veprojnë ose s’ka hapësirë për të toleruar këto tërbime kundër nesh shqiptarëve”, ka theksuar një nxënës shqiptar i shkollës “Zef Lush Marku”, i cili gjithashtu ka përjetuar sulmin brutal të huliganëve maqedonas.

Uji Dea

Huliganët kanë qarkulluar nëpër disa akse rrugore dhe lagje, ku janë stacionet e autobusëve dhe ku dihet se udhëtojnë edhe një pjesë e udhëtarëve shqiptarë për lagjet periferike të Shkupit, si Saraj, Karshiakë dhe Hasanbeg e Haraçinë.

Një protestë e shoqëruar me dhunë u zhvillua sot pasdite para Qeverisë në Shkup, në shenjë proteste kundër emërimit të Talat Xhaferit, ish-komandant Forinës së UÇK-së për ministër të Mbrojtjes të Maqedonisë. INA ka raportuar se grupet e maqedonasve, me maska, pas shpërndarjes nga protesta para Qeverisë, kanë sulmuar shumë qytetarë shqiptarë në disa pjesë të Shkupit.

“Në shënjestër kanë qenë shqiptarët, duke mos zgjedhur edhe gra shqiptare dhe nxënës të shkollave, pranë disa stacioneve të autobusëve”, thekson për INA, një dëshmitar okular i këtij incidenti, i cili ka arritur që t’i shmanget.

Organizatore e protestës ishte shoqata e veteranëve maqedonas të konfliktit të vitit 2001, e ashtuquajtura “Dinjiteti”, e cila është pjesë e opozitës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.