Çollaku: Hipokrizi, se si ne i akuzojmë partnerët tanë se po ia mbajnë anën Serbisë
Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku e ka quajtur hipokrizi, akuzimin e Kosovës ndaj aleatëve të saj strategjik, kinse ata po ia mbajnë anën Serbisë.
Ndër të tjera, Çollaku thotë se edhe Serbisë i bëhet presion, edhe nga vendet që duket se po ia mbajnë anën.
“Unë mendoj se marrëdhënia e Kosovës me Gjermaninë, është pak a shumë e njëjtë me shtetet e tjera të Bashkimit Evropian, janë marrëdhënia shumë të mira, por ndonjëherë bëhen më të tensionuara. Shpresoj që këto mosmarrëveshje, mosdakordime të tejkalohen”, tha Çollaku në “Rubikon”.
“Ju nuk mund ta imagjinoni se sa presion i bëhet Serbisë. Kjo duke përfshirë dhe Francën. Është tërësisht hipokrizi, që ne partnerët tanë strategjik i akuzojmë se po ia mbajnë anën Serbisë, sidomos kur i akuzojmë amerikanët, francezët dhe gjermanët”, u shpreh tutje ai.