FITORJA

Shqiptarët, në vend të katërt për kërkim azili në Gjermani

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

69 mijë refugjatë nga Shqipëria dhe 33 mijë nga Kosova kanë kërkuar azil gjatë vitit të kaluar në Gjermani.

Gjatë vitit të kaluar Gjermania ka regjistruar 1.1 milion refugjatë. Por, siç del nga statistika e azilit, e prezantuar nga ministri i brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere, azil gjatë kësaj kohe kanë kërkuar 477 mijë veta. Dallimi në mes të këtyre dy shifrave shpjegohet me atë se 1.1 milion refugjatë llogariten të gjithë ata që kanë hyrë në qendrat për pritjen e refugjatëve, ndërsa kërkimi i azilit është një shkallë më pas, shkruan dpa.de. Kështu, në Gjermani gjatë vitit 2015 janë regjistruar 477 mijë kërkesa të azilit dhe kjo është shifra më e lartë e regjistruar në historinë e Gjermanisë.

Ministri ka nënvizuar se dëshiron që gjatë vitit të ardhshëm të reduktohet dukshëm numri i refugjatëve.

Hidromorava

Në fillim të vitit ishte parashikuar që deri në fund të 2015-tës në Gjermani të hynin rreth 800 mijë refugjatë. Por ka disa muaj që pohohet se kjo shifër është tejkaluar me kohë, transmeton albinfo.ch. Së fundi ka qenë Maiziere i cili ka konfirmuar shifrën prej 1.1 milion refugjatëve, shifër kjo që përflitej edhe më parë nga mediet.

69 mijë refugjatë nga Shqipëria dhe 33 mijë nga Kosova kanë kërkuar azil gjatë vitit të kaluar në Gjermani. Marrë së bashku janë rreth 102 mijë sish. Kështu, Shqipëria dhe Kosova si vende të prejardhjes së refugjatëve vijnë në radhë menjëherë pas vendeve të përfshira nga lufta, si Siria, Iraku dhe Afganistani./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.