Fundamenti

Shqiptarët në Ballkan, të defaktorizuar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Mungesa e unitetit të faktorit politik shqiptar në Ballkan ka bërë që shqiptarët e ndarë në pesë shtete të jetojnë të defaktorizuar. Politikanët dhe analistët nga Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe nga Kosova thonë se vetëm uniteti forcon kombin. Megjithatë më së keqi, sipas tyre, jetojnë shqiptarët në Serbi.

Partitë politike shqiptare në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Luginë të Preshevës po vazhdojnë të funksionojnë të ndara derisa situata e tanishme politike dhe ajo e sigurisë në këto shtete nuk është fare e lakmueshme. Kështu së paku kanë deklaruar përfaqësuesit e shqiptarëve të ndarë në këto shtete, të cilët kanë thënë se partitë përfaqësuese duhet të bien në ujdi për t’u faktorizuar si shqiptarë. E gjithashtu një pjesë të fajit për këto thyerje ndërvëllazërore i kanë edhe dy shtetet “amë”, Kosova dhe Shqipëria, të cilat nuk kanë bërë sa duhet ose hiç për pakicat shqiptare në këto tri shtete.

Fundamenti

Nga ana tjetër, analistët politikë në Maqedoni mbeten skeptikë nëse do të arrihet unifikimi. Ata thonë se shqiptarët, të cilët banojnë në këtë shtet, tashmë janë tërësisht të zhgënjyer. Pavarësisht këtyre, analistët politikë nga Kosova vlerësojnë se shqiptarët nuk kanë qenë asnjëherë më mirë sesa që janë sot, duke përjashtuar këtu shqiptarët në Serbi, të cilët aktualisht janë në një situatë mjaft të vështirë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.