Hidromorava

Shqiptarët kërkojnë më shumë punësim në administratën e Ranillugut

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Artan Dubova shef i zyrës për komunitete thotë se janë të kënaqur me shërbimet komunale, deri diku edhe me investimet në infrastrukturë,por kërkojnë më shumë punësim në administratën komunale.

Shqiptarët në komunën e Ranillugut janë komuniteti i vetëm pakicë e të cilët janë të organizuar përmes zyrës për komunitete. Artan Dubova shef i zyrës për komunitete në komunën e Ranillugut tha për rajonipress se është i kënaqur me trajtimin që po i bëhet komunitetit shqiptarë në Ranillug.

Sipas Dubovës komuna e Ranillugut ka krijuar rendë e disiplinë në zyrat e administratës komunale dhe gjithçka funksionon mirë.”Jemi të kënaqur edhe me shërbimet komunale,pastaj me investimet në infrastrukturën rrugore,por problem kryesor e kemi çështjen e punësimit” shprehet Dubova.

RCCOLA

Sipas Dubovës janë dy fshatra shqiptare nën juridiksionin e Ranillugut ,fshati Dubovë dhe Kodra e Përlepnicës kurse në administratën komunale janë të punësuar vetëm 8 shqiptarë që i bije 18 % e numrit të përgjithshëm.

Nisur nga ky fakt Dubova kërkon më shumë avancim në sferën e punësimit dhe më tepër investime në infrastrukturë, ujësjellës. Sipas Dubovës të rinjtë shqiptarë kanë nevojë për terrene sportive dhe rrugë të asfaltuara.

Edhe Lulzim Canaj nënkryetar i komunës për komunitetet tha se fshatrat shqiptare kanë pasur prioritet dhe po bëhet çmos që edhe administrata komunale të balancohet dhe të punësojmë njerëz të rinj dhe profesionist./rajonipress/