Hidromorava

Shqiptarët fitojn kryetarin e kuvendit në Medvegjë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Partia për Veprim Demokratik ka fituar postin e kryetarit të Kuvendit Komunal të komunës së Medvegjës, pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale në këtë komunë.

Florim Sahiti është zgjedh kryetar i kuvendit dhe subjekti i tij politik (PVD) do të bashkëqeverisë me këtë komunë së bashku me grupin qytetarë “Për Jabllanicën e Epërme” të kryetarit të deritanishëm Sllobodan Drashkoviq, raporton Titulli.

Ky i fundit ka arritur që të premten për të katërtën herë të rizgjidhet kryetar i komunës së Medvegjës, kurse me këtë rast është bërë edhe votimi i Florim Sahitit për kryetar të Kuvendit Komunal të komunës së Medvegjës.

13 këshilltarët e opozitës kanë bojkotuar zgjedhjen e kryetarit të komunës dhe të kuvendit.

Dy subjektet, një shqiptare dhe një serbe, PVD dhe grupi qytetarë “Për Jabllanicën e Epërme” Sllobodan Drashkoviq, që janë në koalicion qeverisës, përbëjnë 22 këshilltarë nga 35 sa numëron gjithsejtë kuvendi i Medvegjës.

Subjekti shqiptarë, Partia për Veprim Demokratik, ka arrit që në zgjedhjet e 23 qershorit të fitojë 6 mandate dhe pritet që përveç kryetarit të Kuvendit të udhëheqë edhe me ndonjë nga drejtoratet./Titulli.com/

Mobi Casa

Ndarja e mandateve:

Grupi qytetarë “Për Jabllanicën e Epërme” – Sllobodan Drashkoviq – 16 këshilltarë;

Partia për Veprim Demokratik – Florim Sahiti – 6 këshilltarë;

Partia Demokratike – dr Dragan Angjellkoviq – 6 këshilltarë;

Rajonet e Bashkuara të Serbisë – dr Nebojsha Arsiq – 4 këshilltarë

Partia Përparimtare Serbe – Tomisllav Nikolliq – 3 këshilltarë