Mobi Casa

Shqiptarët e Preshevës, më të diskriminuarit në Evropë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë më të diskriminuarit në Evropë.

Hoxhaj ka thënë se Serbia është duke vazhduar me politikën e Milosheviqit në Luginën e Preshevës.

“Qeveria serbe duhet ti marrë të gjitha hapat që t’i respektojë të drejtat e shqiptarëve dhe të respektojë marrëveshjen e Konqulit. Ne jemi të shqetësuar dhe atje është e trashëguar një politikë e së kaluarës së Milosheviqit”, është shprehur Hoxhaj nga Egjipti në një intervistë në “Interaktiv”.

Ministri Hoxhaj ka thënë se në rast se qeveria serbe do të ndërhyjë në mënyrë të dhunshme ta rrënoi lapidarin, atëherë kjo do ta destibalizonte tërë rajonin.

Uji Dea

“Çështja e lapidarit duhet të zgjidhet në mënyrë demokratike dhe me dialog dhe çdo ndërhyrje e vrazhdë do të krijojë destabilitet jo vetëm në Preshevë por edhe në rajon” ka thënë ai.

Hoxhaj ka folur edhe për dialogun e 17 Janarit që do të ndodh ndërmjet kryeministri të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb Ivica Daciq.

Ai ka thënë se ky do të jetë njëri prej dialogëve më të rëndësishme, pasi që do të bisedohet për tërheqjen nga Kosova të të gjitha strukturave ilegale serbe.

Hoxhaj gjithashtu ka konfirmuar se ka marrë premtime nga Egjipti për njohjen e shtetet të Kosovës./ Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.