Shqiptarët e Pozheranit ua shohin sherrin pronave të serbëve

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Hysen Hasimi e Adem Halabaku nga Pozharani i Vitisë kanë vërejtje të mëdha në Gjykatën Komunale në Viti e cila pos që nuk ua ka zgjidhur rastin i ka futur në telashe edhe me të tjerët. Edhe Hasimi edhe Halabaku thonë se dikush këtu u korruptua. Ne vetëm armët që nuk i kemi përdorur deri tani thonë ata.

Hysen Hasimi dhe Adem Halabaku janë dy qytetarë nga Pozharani i Vitisë të cilët janë në hall të madh me tokat kontestuese të pronarëve serb e të cilat janë blerë dorë pas dore edhe nga shqiptarët.

Ata thonë se për këtë tokë janë në gjendje edhe të vdesin sepse janë “mexhenik” të parë dhe u takon atyre që ta blejnë të parët. Por siç shprehen ata pronarët serb gjoja ua kanë shitur tokën kontestuese një pronarit shqiptarë i cili nuk posedon asnjë dokument valid , se ai është blerësi dhe titullari i tokës.

Hysen Hasimi thotë për rajonipress se është i zhgënjyer në Gjykatën Komunale në Viti e cila jo që nuk e ka zgjidhur drejtë problemin, por edhe i ka futur në telashe edhe më të thella.

KKVITI

Sipas tij pronarët serb Stana Vojisllav , Millutin Gjorgjeviq e Dara Kociq nuk kanë dokumente valide të tokës që e kanë shitur, madje ata janë edhe uzurpatorë të pronës komunale. “Unë nuk e kam të qartë se qysh Gjykata ua vërtetojë tokën atyre derisa janë uzurpatorë. Dikush këtu u korruptua dhe ne do të kërkojmë që rasti të kthehet në rigjykim” tha Hasimi.

Edhe Adem Halabaku me profesion mësues thotë se dy tri herë është rrahur nga pala tjetër për të njëjtën tokë. “Pronarët serbë të tokës nuk janë këtu, janë diku në Serbi. Ata vërtet shkuan, por neve na lanë belanë para derë” shprehet ai.

Edhe Halabaku thotë se po të kishte institucion të mirëfilltë të drejtësisë ky rast shumë shpejt do të ishte zgjidhur dhe nuk do të ndodhte që palët që në këtë rast janë shqiptarë të grinden e besa edhe të ndodhë më e keqja në ndonjë të ardhme. “Pronari me të cilin ne kemi kontest është shqiptarë dhe ai ndodhet në Zvicër. As ai nuk ka dokumente valide dhe kjo na ka barë të dyshimtë që rastin ta dorëzojmë edhe në EULEX sepse aty ka kontrabandim të dokumenteve dhe falsifikime” tha Halabaku.

Edhe Hasimi edhe Halabaku tashmë e kanë paditur Stana Vojisllav , Millutin Gjorgjeviq e Dara Kociq me arsyetimin se në këtë çështje kontestimore me veprime të kundërligjshme iu është mohuar e drejta për të marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes kryesore. “Edhe pse ishim në cilësinë e palëve ndërgjyqësore asnjëherë nga gjykata e Vitisë nuk jemi ftuar në seancë. Ne mendojmë se vendimi i gjykatësit Ibrahim Idrizi është i bazuar kryesisht në deklarata dhe dokumente të falsifikuara andaj kërkojmë përsëritje të procedurës kontestimore” thuhet në padinë e Hasimit dhe Halabakut./rajonipress/