ARKATANA

Shqiptarët e Maqedonisë mund të kenë kondom rezervë por jo atdhe rezervë!

/ 11 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Emin Azemi – Shumë po rrejnë këta protestuesit ”spontan” nëpër rrugët dhe sheshet e Maqedonisë.Rrena e parë: ‘’Jemi kundër dygjuhësisë në gjithë territorin e Maqedonisë dhe nuk do të lejojmë që fëmijët tanë ta mësojnë shqipen’’.Rrena e dytë: ‘’Nuk do të lejojmë që të bëhemi peng i ”Tiranska paltformës’ ‘’.4 orë më parë BDI në qeveri për të zbatuar barazi, drejtësi, integrim dhe zhvillim ekonomik Rrena e tretë: ‘’Në territorin e Maqedonisë nuk ka patur gjenocid ndaj shqiptarëve’’.Rrena e katërt: ‘’Nuk kemi atdhe rezervë siç kanë shqiptarët’’ T’ia fillojmë nga e para. Askush nuk ka kërkuar nga fëmijët maqedon në Vallandovo, Grovokashtani, Sviripiçevo, Dolnodupenci etj.

Ta mësojë gjuhën shqipe. Shqiptarët kanë kërkuar dhe po kërkojnë që komunikimin e tyre me institucionet lokale, qendrore , gjyqësore etj. ta zhvillojnë në gjuhën e tyre të bukur amtare.

Kjo kërkesë e shqiptarëve për asnjë milimetër nuk e redukton identitetin etnik, kulturor, gjuhësor, fetar të maqedonasve. Shqiptarët po kërojnë diçka që është në frymën e Marrëveshjes së Ohrit, Kushtetutës aktuale dhe dokumenteve ndërkombëtare që rregullojnë statusin dhe barazinë e gjuhëve në shtetet multietnike siç është Maqedonia.Pra, fëmijët maqedonas kur të rriten mund ta mësojnë gjuhën shqipe vetëm nëse këtë e kërkon ndonjë pronar shqiptar, i cili në kompaninë e tij do të donte të pranojë edhe ekspertë maqedonas që komunkimin në gjuhën shqipe mund ta kenë përparësi në ushtrimin e punës së tij profesionale. Prandaj, kot e keni që i frikësoni këta fëmijë me gogolin e quajtur ‘’gjuha shqipe’’, sepse do të bindeni se po këta fëmijë nesër do t’iu gykojnë për qëndrimet tuaja fashiste kundër shqiptarëve.Të shohim tani si duket e çmontuar edhe rrena e dytë. Negocimi i BDI-së me VMRO-DPMNE-në për bazë kishte patur edhe dokumentin e nënshkruar nga katër artitë politike shqiptare të Maqedonisë. Në atë dokument figuronte edhe çështja e statusit të gjuhës shqipe, mirëpo i ashtuquajturi Presidenti Ivanov nuk bëri zhurmë kur ia dha mandatin shefit të tij partiak, Gruevskit.

Ai, sigurisht nuk do të bënte zhurmë edhe më tej sikur konkurrenti politik Zaev të mos i siguronte firmat e mjaftueshme për të formuar shumicën e nevojshme parlamentare, si parakusht i kabinetit të ri qeverisës.Lufta për pushtet, ose lufta për të mos lëshuar kurrsesi pushtetin aktual, i ka bërë këta eksponent të verbër para argumenteve që janë në disfavor të tyre. Pra, Ivanovi dhe Gruevski e ka me Zeavin e jo me shqiptarët, por këta të fundit i përdorin për të manipuluar popullin e tyre ‘’spontan’’ për ‘’rrezikun shqiptar’’.

Dhe aq mjafton. Ata që me dekada po e mbajnë kryet pingul teposhtë si struci dhe nuk po e bëjnë një protestë as sa bishti i këputur i hardhucës kundër mohimeve që vijnë nga Greqia, Bullgaria e Serbia, tani u është kujtuar ta kompenzojnë këtë mungesë guximi duke sajuar një konflikt artificial me shqiptarët dhe gjuhën shqipe. A nuk e dijnë ata se shqiptarët këtë sjellje të tyre e quajnë qyqare? A nuk e dijnë ata se duke mos patur kurrajo të mbrojnë identitetin e tyre kundrejt mohimeve të vazhdueshme greke , bullgare e serbe, në fakt zbulojnë qyqanllëkun e tyre dhe tregojnë se sa pa kurrizor dhe të pa karakter janë.Pra, ‘’Tiranska Platforma’’, gospoda protestanti, kot po projektohet në kokat tuaja si një lloj fatamorgane me të cilën sikur po dëshironi të luani viktimën e gjoja presioneve të jashtme mbi identitetin tuaj, sepse si duket ju nuk mund të jetoni pa presione dhe shantazhe. Por, për fatin tuaj të keq, e vërteta qëndron krejt ndryshe.

Ajo farë ‘’Tiranska Platforma’’ as nuk është shkruar, as nuk është ideuar në Tiranë, por në Shkup dhe ajo është Deklaratë Politike (Non Paper), që ndryshe mund të quhet edhe si derivat i platformave zgjedhore të të gjitha partive politike shqiptare në Maqedoni. Madje shqiptarët nuk janë fare të kënaqur që në këtë Deklaratë janë inkorporuar kaq pika nga gjithë ato premtime parazgjedhore të partive politike shqiptare. Fundja, gospoda protestanti, kot po mundoheni ti zmadhoni gjërat, duke e quajtur një Deklaratë të thejshtë Paltformë. Platformat janë ndryshe, ato kanë shumë faqe tekst të shkruar, hartohen nga institucionet dhe kokat e mençura të një kombi dhe nuk janë ashtu siç po mendoni sepse kjo është vetëm një Marrëveshje politike, një faqe tekst, midis partive përmes së cilës duan të bashkërendojnë disa qëndrime dhe sjellje në prag të negociatave për formimin e kabinetit të ri qeverisës. Dhe, mos rreni më se u doli boja krejt.‘’

Në territorin e Maqedonisë nuk ka patur gjenocid ndaj shqiptarëve’’. Kjo është kryerrena e protestuesve ‘’spontan’’ që për një senduiç bëhen megafon të intrigave të ulta politike. Këta të manipuluar, sepse ua ka ënda të manipulohen, para se të bëhen argatë të politikës së ditës, mirë është t’ia hedhin një sy historisë, e sidomos shtypit serb të kohës, i cili në mënyrë të detajuar ka raportuar për masakrat serbe në trevat shqiptare në Maqedoninë e sotme.Të marrim vetëm vitin 1913 kur hordhitë serbe përdorën gjithë instiktin e tyre shtazarak për të nënshtruar vendbanimet shqiptare të Kumanovës, Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, Dibrës , Strugës e gjetiu. Vetëm brenda këtij viti, në disa vendbabine të Kërçovës, bie fjala, u bënë masakra monstruoze kundër popullit pafajshëm, kundër pleqve, grave e fëmijëve, të cilët u prenë nëpër xhamia dhe u dogjën nëpër kasollet, ose u varrosën në varreza kolektive, të cilët akoma nuk janë të zbuluara. Në këto krime janë dalluar çetniket e Mikajl Brodit dhe Boshko Virianecit, nën komandën e të cilëve janë kryer masakrat në Qafë, Zajaz, Greshnicë, Cërvicë, etj. Këtë terror e masakër e dëshmon edhe letra e një ushtari, të cilën me 9 tetor 1913 e botoi “Radnicke novine” “Këtu po ndodhin gjëra të tmerrshme. Rrëqethem e flokët më ngritën përpjetë e gjithë pyes veten a është e mundur që njeriu të jetë kaq barbar.

Uji Dea

Nuk guxoj dhe nuk kam kohë të shkruam më gjerësisht… Kudo kufoma, hi e pluhur. Ka fshatra ku kishte me nga 100, 150 e 200 shtëpi por, ku nuk ngeli asnjë njeri i gjallë. I mblidhin njerëzit grupe grupe 40-50 veta dhe i copëtonin që të gjithë me thika.”Platfromat shoveniste serbe, sikundër ishin ‘’Naçertanija’’ e Ilija Garashaninit, ‘’Elaborati…’’ i Vasa Çubrilloqit, dhe dokumentet e ngjashme të Vlladan Gjorgjeviqit, Ivo Andriqit, Dobrica Qosiqit e VIQ-ëve të tjerë, në të shumtën e rasteve flitnin edhe për të ashtuquajturat ‘’pykat sllave’’ që zakonisht kishin të bënin me vendosjen e popullatës serbe e malazeze në ‘’tokat e buta’’ të shqiptarëve, përfshi edhe to të Maqedonisë.

Kjo zhvendosje e popullsisë, gjegjësisht kjo ngulitje ekspanioniste e serbëve në vendbanimet shqiptarëve, është bërë në mënyrë të dhunshme, por sistematike dhe institucionale, që ka rezultuar me dëbimin e shqiptarëve në shkretëtirat e Anadollise dhe rrudhjen e tyre drejt shkëmbijve e maleve, duke ua lënë, me vaj në buzë, tokat pjellore kolonëve serbë. Këtyre të fundit u jepej nga një ‘’pen kie’’ dhe një pushkë dhe detyra e tyre pastaj dihej: të lavrojnë tokat e përvetësuara dhunshëm të shqiptarëve dhe nëse dikush i pengonte, kishin të drejt ta vrisnin në vend.

Pra, serbi i ardhur nga Shumadija, Kurshumlija, kishte autorizimin e Krajlit që ta vriste çdo shqiptar të Pollogut, të Kërçovës, Kumanovës, që guxonte të kthehej në tokën e tij.Komitaxhinjtë që po shiten si protestues ‘’spontan’’ kanë të drejt të mos e njohin historinë, por nuk guxojnë t’i mohojnë vuajtjet e shqiptarëve kur ato faktohen nga vetë ata por edhe nga dokumentet arkivore. Manipulimi që po bëhet këtyre ditëve duke e nxitur edhe popullin serb kundër shqiptarëve të Maqedonisë, në helb e ka një sherr të dejdukshëm: rikthimin e aleancave ballkanike kundër shqiptarëve.

Nëse shqiptarët kërkojnë një Rezolutë që do të dënonte gjenocidin e kryer mbi ta, kjo nuk do të thotë se ata janë kundër popullit serb, apo eventualusht atij bullgar. Shqiptarët, nuk janë si shovenistët maqedonas, që nuk dijnë të bëjnë dallimin në mes të popullit dhe qeverisë.Prandaj, protestuesit hilexhinjë këtyre ditëve kanë përhapur një rrenë të madhe se ‘’politikanët shqiptarë të Maqedonisë kanë shpallur gjenocidal gjithë popullin serb’’ dhe kjo u ka mjaftuar portaleve të ndryshme në Beograd e Shkup të multiplikojnë një realitet të paqenë, që bazohet mbi atë që nuk e kanë thënë politikanët shqiptarë, por mbi atë që e ëndërrojnë shovenistët maqedonas – duke hasmuar shqiptarët dhe serbët, të përfitojë një grusht maqedonësh. Mjerimi brina ska. Po dëgjojmë këtyre ditëve se si ‘’maqedonasit nuk paskan atdhe rezervë’’. Po shqiptarët? Kanë ata atdhe rezervë?

Sipas logjikës së mprapsht të kësaj parulle, del se shqiptarët këtu janë muhaxhir ose kurbetxhinjë sezonal, dhe janë shovenistë maqedonas ata që ua caktojnë shqiptarëve kohëzgjatjen e qëndrimit këtu. Sipas kësaj logjike, shqiptarët kot që kërkojnë ta ngrejnë në një status më të lartë përodrimin zyrtar të gjuhës së tyre, pasi që ata kanë edhe një atdhe rezervë dhe lirisht mund të shkojnë atje ta përdorin gjuhën shqipe. Parulla ‘’Idi vo Tirana, tamu zboruvaj albanski!’’ është dëgjuar edhe më herët, por askush nuk ka pritur që kjo parullë do të tingëlloj kobshëm edhe në ditët e sotme.Nëse shqiptarët do të kishin atdhe rezervë, kjo i bie që ata kanë edhe një atdhe tjetër ku mund ti realizojnë të drejtat e munguara në Maqedoni. Pra, me fjalë të tjera, shqiptarët e Maqedonisë kot mundohen të luftojnë për barazi me maqedonasit, për arsye se kjo është një luftë e pakuptimt, një luftë që duhet të përfundoj në favor të maqedonasve, sepse këta të fundit pasi që nuk paskan ‘’atdhe rezervë’’ duhet ti uzurpojnë edhe ato pak të drejta që u takojnë shqiptarëve, në mënyrë që të ndjehen sa më komod në ‘’atdheun e tyre pa shqiptarë’’.

Fashizmi brina ska.Duke dashur t’ua gjejnë shqiptarëve edhe një ‘’atdhe rezervë’’, këta shovenistë të çoroditur harrojnë se shqiptarët dikur ishin në një atdhe por padrejtësitë historike i lanë ata pa atdhe të përbashkët. Tani, kanë ndryshuar rrethanat historike dhe shqiptarët, kudo që jetojnë në Ballkan, ndodhen në atdheun e tyre, ndonëse të coptuar në disa pjesë. Shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, janë në atdheun e tyre, sepse ata nuk janë ardhacakë dhe rrjedhimisht të drejtat e tyre janë natyrore, për të cilat edhe janë sakrifikuar nëpër shekuj, dhe nuk varet nga mëshira e të tjerëve për t’i paisur ata me më shumë të drejta. Shqiptarët mund të kenë vetëm ndonjë kondom rezervë për t’iu gjendeu në rast nevoje. si i thonë një fjale, dhe gjithë ata që do të kenë shpikur ‘’atdhe rezervë’’ për shqiptarët, mund të huazojnë ndonjë kondom nga shqiptarët, por të përdorur.

Nga rrena në rrenë, nga manipulimi në manipulim, protestuesit ‘’spontan’’ po bartin flamurin e tyre të betejës artificiale, duke i dhënë karakter ndëretnik një lufte të pastër politike , e cila padrejtëisht po mundohet të shndërrohet edhe në luftë gjeopolitike. Nëse një grusht maqedonasish kanë problem me standardet që sigurojnë legalitetin e mbajtjes ose marrjes së pushtetit, kjo nuk do të duhej të jetë barrë morale edhe për shqiptarët, të cilët përpos të drejtës natyrore për të jetuar me dinjitet me parimet që u garantojnë atyre barazi me bashkëqytetarët maqedonas, me asgjë tjerër nuk rrezikojnë as edhe një milimetër territor dhe identitet etnik maqedonas.