Shqiptarët e Luginës, të diskriminuar në Serbi dhe Kosovë

Një familje 17 anëtarësh nga Malësia e Bujanocit, në Gjilan ka mbetur pa kulm mbi kokë. Ndonëse familjes shumanëtarëshe Abdullahu, i buzëqeshi fati nga një donacion i humanistit Ruzhdi Shabani nga Zarbica, me punë të përkohshme në Zvicër, në vlerë prej 70 mijë euro, ta ndërtoj shtëpinë e tij, për të mos jetuar si qiraxhi, gëzimi u shua me shembjen e shtëpisë nga autoritetet e Komunës së Gjilanit, me arsyetimin se është ngritur pa leje.
Dhuna në praktikë
Shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët gjatë luftës së armatosur të vitit 1999, u detyruan me dhunë dhe gjak, t’i braktisin vatra e tyre stërgjyshore dhe të vendosen në Anamoravë dhe qendrat e tjera të Kosovës edhe pas më shumë se dy dekada nuk po gjejnë qetësi, paqe dhe drejtësi.
Të dëbuarit e kësaj krahine shqiptare nga Lugina në Kosovë, shumica prej tyre nuk ndihen komodë, ngase nuk u krijuan kushtet për kthim në vendlindje, madje as që u integruan me dinjitet në jetën shoqërore të vendeve ku u vendosën, duke mos i rregulluar dokumentet e identifikimit dhe problem të tjera të natyrës ekonomike e sociale. Po ashtu edhe shqiptarët, të cilët nuk i lëshuan trojet e tyre për asnjë çmim në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, përballen me diskriminim të hapur sistematik nga Beogradi zyrtar, duke u mohuar e drejta elementare për punësim, shkollim, integrim etj.
Rrënimi
Një familje 17 anëtarësh nga Malësia e Bujanocit, në Gjilan ka mbetur pa kulm mbi kokë. Ndonëse familjes shumanëtarëshe Abdullahu, i buzëqeshi fati nga një donacion i humanistit Ruzhdi Shabani nga Zarbica, me punë të përkohshme në Zvicër, në vlerë prej 70 mijë euro, ta ndërtoj shtëpinë e tij, për të mos jetuar si qiraxhi, gëzimi u shua me shembjen e shtëpisë nga autoritetet e Komunës së Gjilanit, me arsyetimin se është ngritur pa leje.
Kohë më parë mërgimtari Ruzhdi Shabani i dha një deklaratë portalit rajonipress, se është i tmerruar me veprimin e inspekcionit komunal: ”Jam pa fjalë e pa tekst për gjestin që bëri komuna. Brenda shtëpisë ka pasur mobilje e teknikë të bardhë dhe asgjë s`ka shpëtuar nga eskavatori. Jam i sigurt se as Millosheviqi nuk e kish bërë këtë krim, po unë do të ndjek deri në instancat e fundit rastin”, thotë i mllefosur shton Ruzhdiu.
Demolimi
Donatori Ruzhdi Shabani, gjithashtu, i thotë rajonipress-it, se dëmet që janë shkaktuar me eskavator, nga rrënimi i shtëpisë, kanë marrë me vete edhe pasojat e shkatërrimit të mobileve, pajisjeve teknike dhe oriendive të tjera shtëpiake.
Në këtë drejtim, nuk ka mbetur pa reaguar as avokati i donatorit, Halit Azemi, i cili u shpreh për rajonipress-in se “kjo çka po ndodhë me Komunën e Gjilanit vërtet është skandaloze. Komuna i shpenzoi edhe 13.860 euro për ta rrënuar shtëpinë, një përfitim jo proporcional i komunës dhe kompanisë. Kemi dëmtim të buxhetit dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” shprehet Azemi, duke shtuar se do të padisë Komunën e Gjilanit dhe kompaninë për këtë keqpërdorim flagrant të parasë publike.
Arsyetimi
Isuf Sadiku prokuror i shtetit në aktvendim ka përmendur të gjitha faktet dhe provat me të cilat nuk tregohet se Entela Hyseni dhe Ali Morina janë të inkriminuar. Duke marrë për bazë edhe të gjitha dëshmitë që Inspekcioni ka ofruar dhe argumentuar është konstatuar dhe është hedhur poshtë kallëzimi penal i ushtruar nga Familja Abdullahu. Kaq.
Familja skamnore Abdullahu, vazhdon jetën e mjerueshme të një qiraxhiu, pa përkrahje sociale e institucionale, përkundër përpjekjeve të bamirësit Ruzhdi Shabani, që të gjej drejtësi për ta lumturuar këtë familje, ashtu siç ka ndihmuar edhe shumë familje të tjera.
Lidhur me aktvendimin e prokurorit të shtetit, donator Ruzhdi Shabani, i tha portalit Jetapress, se një aktvendim i tillë është i ngutshëm dhe jo i arsyeshëm. Unë kur ia mora 500 ari truall për ndërtimin e kësaj shtëpie solidare, e kam pasur parasysh se në këtë lagje me qindra e mijëra hektarë janë ndërtuar shtëpi të shumta në emër të Xhavit Velekincës, por asnjë prej atyre shtëpive nuk u shemb për tokë. Po u gjet shtëpia e një fukarai për ta shkatërruar me gjithë inventar, për ta luftuar ndërtimin pa leje, vetëm se nuk është nga Gjilani, por një familje e vobektët nga Malësia e Bujanocit. Është paksa e palogjikshme dhe tepër naive e pushtetarëve gjilanas, të cilët për interesa partiake ua marrin votat këtyre fatkëqijve, sa për të ardhur në pushtet, për t’i gjobitur e diskriminuar mbi baza lokaliste dhe krahinore. Por, unë nuk kam për t’u ndalur deri në realizimin e të drejtave të kësaj shtëpie e cila mbet pa kulm në kokë, në kohën e sezonit dimëror, pa pasur mundësi nga të ftohtët të vendoset nëpër tenda.
Reagim
Shoqëria Civile “Perspektiva”, nga Bujanoci, ka reaguar lidhur me këto dukuri të pahijshme të autoriteteve të Komunës së Gjilanit, jo vetëm ndaj këtij rasti, por edhe rasteve të tjera që kanë të bëjnë me mosrregullimin e dokumenteve të identifikimit të qytetarëve nga Malësia e Bujanocit me rrethinë.
Kjo organizatë joqeveritare kërkon nga autoritetet komunale në Gjilan, të merren parasysh kërkesat e familjes Abdullahu dhe të donatorit, që sa më shpejt të zgjidhet ky problem, nga se institucioni komunal ka mundësi dhe aftësi, t’u dal në ndihmë personave që nuk kanë ku të strehohen, deri sat ë gjendet ndonjë lokacion për ta ndihmuar këtë familje.
Çështja e strehimit të personave të zhvendosur nga zonat e krizave luftarake, duhet të shikohet më një qasje tjetër nga kjo që po ndodh tani. Le të mere si model veprimi i vendeve fqinje se si ata i shikojnë dhe rregullojnë problemet e njerëzve pa plan e shtëpi.
Serbia në Bujanoci, si dikur edhe aktualisht, ka ndërmarrë aksione të shumta në ngritjen e banesave për serbët e zhvendosur nga Kroacia dhe Kosova, duke shfrytëzuar fondet e donatorëve ndërkombëtar, Këto ditë Beogradi ka marrë iniciativë të ndërtojnë banesa për romët e zhvendosur nga Kosova në Bujanoc, madje edhe duke ofruar para deri në 20 mijë e më shumë euro, për të blerë shtëpi nga pronarët, të cilët janë larguar nga kjo komunë për motive të ndryshme. Eh Gjilani, ynë, lëre që nuk ndërton e blenë banesa për të dëbuarit nga Lugina e Preshevës, por përkundrazi i shkatërron iniciativat private për rregullimin e shtëpive solidare, duke ua thyer shpresat e duke ua mohuar të drejtat elementare për jetesë, thuhet në reagimin e Shoqërisë Civile “Perspektiva”, nga Bujanoci.
Nga Rejhane Rexhepi