Mobi Casa

Shqiptarët e Luginës më të diskriminuarit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Vlora Çitaku, ka thënë se shqiptarët në Luginën e Preshevës, janë komuniteti më i diskriminuar sot në Evropë. Ajo ka shtuar se institucionet shtetërore të Kosovës duhet të kujdesen më shumë për shqiptarët në këtë pjesë.

Duke e informuar kabinetin qeveritar për vizitën, të cilën e ka realizuar dje në Preshevë, Çitaku ka bërë me dije se ishte takuar me përfaqësuesit politikë të Luginës dhe përfaqësuesit e organizatave rinore.

“Më duhet ta them me keqardhje, z. kryeministër se shqiptarët në Luginën e Preshevës janë komuniteti më i diskriminuar sot në Evropë. Ka qenë një përvojë jashtëzakonisht prekëse dhe emocionuese për mua si zyrtare e Qeverisë se Kosovës që ta shoh me sy të mi gjendjen jo të lakmueshme në të cilën jetojnë sot shqiptarët në një shtet, i cili është kandidat për anëtarësim në BE”, ka deklaruar Çitaku sot në mbledhjen e Qeverisë, raporton ‘Epoka e re’.

Mobi Casa

Çitaku ka vlerësuar se Prishtina nuk është adresa e zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve të asaj pjese, pasi, sipas saj, ata e kanë lidershipin e tyre të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Ajo ka thënë se duhet të bëhet më shumë për ta strukturuar dhe institucionalizuar asistencën për shqiptarët në atë pjesë, në mënyrë që të ruhet dhe të kultivohet identiteti i tyre. “Unë kam bashkëbiseduar me kryetarin e komunës për disa projekte, të cilat ne do të mund t’i mbështesim, mirëpo në të njëjtën kohë ftoj të gjithë ministrat e Qeverisë së Kosovës që të bëjnë kërkesa për vizitë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Mund të refuzohen ato disa herë, por ne duhet të insistojmë vazhdimisht të deponojmë kërkesa dhe ta kërkojmë vendosjen e parimit të reciprocitetit me Serbinë, qoftë në vizita, qoftë në asistencën, të cilën e japim për komunitetet jo shumicë në dy shtetet tona”, është shprehur Çitaku. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.