Fundamenti

Shqiptarët e Luginës kërkojnë përfshirje në buxhetin e Kosovës dhe Shqipërisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Bujanoc – Përfaqësuesit politik dhe institucional të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, nuk kanë marrë pjesë në takimin e sotëm me Ministrin serb të Arsimit, pasi ditë më parë kanë vendosur që të ndërpresin bisedimet e filluara me qeveritarët serbë.

Kryetari i Kuvendit në Bujanoc, Jonuz Musliu e ka fajësuar qeverinë serbe për mos interesim konstant për zgjidhjen problemeve të shqiptarëve, përderisa publikisht ka marrë zotime se njeh platformën shqiptare dhe ka gatishmëri për zgjidhjen e kërkesave të tyre.

ARKATANA

Musliu, siç transmeton RTK, përfshirjen e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për zgjidhjen e problemit të shqiptarëve në Luginë e sheh të domosdoshme. Fillimisht ai mendon se si njëra ashtu edhe qeveria tjetër duhet të përfshijnë shqiptarët e Luginës së Preshevës në buxhetet e tyre.

Përfaqësuesit politik dhe institucional të Luginës së Preshevës kanë marrë vendim të ndërpresin bisedimet e filluara me qeverinë serbe, pasi kjo e fundit të gjitha vendimet e saja në raport me shqiptarët i ka marrë në bazë të statistikave të regjistrimit të fundit të popullatës. Sipas këtyre statistikave në Preshevë, jetojnë rreth një mijë shqiptarë, kryesisht komisionarët e regjistrimit dhe familjarët e tyre, sa edhe në Bujanoc e Medvegjë, përderisa 99% e shqiptarëve që e kanë bojkotuar regjistrimin, për shtetin serb janë qytetar të padukshëm.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.