UBT

Shqiptarët e grupit “Monstra” dënohen me burg të përjetshëm

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjashtë persona nga gjithsej 7 të akuzuarit në rastin “Monstra”, sot u dënuan me burg të përjetshëm nën akuzën “terrorizëm”. Nga akuza është liruar vetëm Rami Sejdiu të cilit i është hequr edhe masa e paraburgimit.

Dy prej të akuzuarve, Alil Demiri dhe Afrim Ismailovq, aktvendimin e pritën në burg në Kosovë, ku janë duke vuajtur dënimin për armëmbajtje pa leje.

Ndryshe për këto dy persona është kërkuar ekstradim, por akoma nuk ka ndonjë përgjigje nga institucionet e Kosovës.

Mobi Casa

Në Gjykatën Themelore Shkupi “1” për rreth dy vite u zhvillua procesi gjyqësor, ndaj 7 të akuzuarve si autorët e vrasjes. Dosja disa faqëshe e Prokurorisë akuzon për vepër terrorizëm dhe vrasje të kryer: Alil Demirin, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri,

Rami Sejdini si dhe Haki Haziri për ndihmën e dhënë gjatë kryerjes së aktit të vrasjes. Por nga fundi i vitit të kaluar u arrestua edhe një i ri tjetër shqiptar, Sami Luta, 27 vjeç nga Shkupi, i cili në aktakuzë thuhet se është bashkëpjesëmarrës në këtë vepër terrorizmi./Zhurnal.mk/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.