Mobi Casa

Shqiptarët e Delemontit bëhen me dy deputetë

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Besim Hoxha nga SP-PS dhe Afrim Ramnabaja nga PDC-CVP janë prej dje të zgjedhurit shqiptarë në Asamblenë e Delemontit

Të dielën, më 21 tetor, qytetarët me të drejtë të kantonit Jura kanë votuar për asambletë e komunave të këtij kantoni. Rezultati më i madh i këtyre zgjedhjeve, sa i përket komunitetit shqiptar është zgjedhje a dy deputetëve shqiptarë në Asamblenë e Komunës së Delemontit, kryeqytet i kantonit Jura.

Afrim Ramnabaja, nga Partia Demokristiane (CVP-PDC) është zgjedhur për herë të parë në postin e deputetit (këshilltarit) komunal. I kontaktuar nga albinfo.ch, Afrimi tregon se ka fituar 1328 vota dhe është shumë i kënaqur me rezultatin. Duhet theksuar se dallimi me ata që kanë fituar më së shumti është i vogël, gjithsej 300 vota, duke qenë se Delemonti si qytet i vogël nuk ka trup të madh zgjedhor.

Deputeti i ri shqiptar thotë se ka pasur një mobilizim të madh në mesin e shqiptarëve në këtë komunë për të marrë pjesë në zgjedhje. “Rreth 300 familje shqiptare me të drejtë vote kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit. Dhe mund të them se rreth 95% të shqiptarëve të këtushëm me të drejtë vote kanë votuar për shqiptarët.” Duke thënë këtë, Afrimi ka parasysh edhe deputetin tjetër, tashmë të rizgjedhur shqiptar, Besim Hoxhën nga Partia Socialdemokrate.

FIDANISHTJA

I pyetur nëse ata i kanë bërë konkurrencë njëri tjetrit, duke qenë kandidatë në të njëjtin qytet, Afrimi përgjigjet negativisht. “Jo, pasi që në sistemin zgjedhor që praktikohet këtu, secili ka të drejtë që një votë të përgjithshme t`ia japë partisë së preferuar ndërsa votën për kandidat t`ia japë një kandidati qoftë edhe të partisë tjetër. Në këtë mënyrë besoj se shqiptarët kanë ditur të kombinojnë ashtu si duhet kësaj here”.

Ramabaja falënderon me këtë rast shqiptarët e Delemontit por edhe zgjedhësit tjerë zviceranë që ia kanë falur atij besimin për t`i përfaqësuar në komunë. Ai njëkohësisht zotohet se do të japë kontributin maksimal për të avancuar pozitën e komunitetit shqiptar në komunën ku do të jetë deputet.

Jam i sigurt se edhe me ndikimin tim dhe të deputetit tjetër shqiptar, ndikimi i shqiptarëve do të jetë më i fuqizuar. Për më tepër janë edhe një numër deputetësh miq tanë që janë gjithmonë në gjendje të ndihmojnë në këtë drejtim”, shprehet Ramabaja.

Po dje, më 21 tetor është votuar edhe në kantonin e Aargaut, për parlamentin e këtij kantoni. Dy kandidatët shqiptarë, Bashkim Rexhepi dhe Mërgim Guta kësaj here nuk kanë mundur të kalojnë pragun që mundëson zgjedhjen deputet të kantonit.(albinfo.ch)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.