Fundamenti

Shqiptarët dominojnë në turnirin integrues të futbollit në rrugë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Zvicra synon integrimin e të huajve edhe nëpërmjet futbollit „Street-Soccer“

Askush nuk mund ta mohojë se sporti më i dashur në këto ditë vere është futbolli! Ai jo vetëm që ka pushtuar ekranet tona për çdo mbrëmje. Ai është bërë dhe temë diskutimi në çdo shtëpi, vend pune, restorante e në rrugë.

Po kështu ndodh edhe jo larg Sankt Gallenit, buzë liqenit Bodensee në Rorschach. Por, disi më ndryshe. Së paku për një të shtunë! Kampionati Evropian i futbollit që po luhet tani në Poloni e në Ukrainë nuk dukej më preokupim kryesor i qytetarëve.

Sot ata donin të dinin se si do të luajë fëmija i tyre, kë e ka kundërshtar, a do të fitojë. Ndërkohë që një pjesë tjetër e lodhur nga tollovia e përditshme e futbollit kërkon t’i shmanget vapës së madhe të përcjellë me zhurmën e qindra fëmijëve të ardhur aty bashkë me prindër, larg rrugëve të mbushura – diku në afërsi të liqenit e në pishina.

Edhe pse në mes të rrugëve, për shumicën qytetare të Rorschachut fundjava gjithsesi kishte nisur mbarë. Prindër e përplotë fëmijë, kryesisht shqiptarë, por edhe të komuniteteve të tjera, sot ishin protagonistë të këtij spektali rrugor. Madje, jo siç përjetojmë këto ditë, pra, për të festuar a pritur fitoren e ndonjë ekipi të zemrës, por thjesht për t’i përkrahur çunat e çupat e tyre në përballje të turnirit „Streetsoccer“.

UBT

Turnir ky, i cili përzihej me erën e gatimeve të kuzhinës nga Kosova. Me muzikë nga Kosova, e me rrethojë shtatë me dymbëdhjetë metra të gjatë të bërë enkas për këto përmasa të rrugës, po ashtu nga Kosova.

Promotor i tërë këtij manifestimi, me mbështetje të komunës dhe bekimin e kryetarit, tani anëtar i SVP-së, Thomas Müller, ishin Afrim Maliqi, Shkumbim Gjinolli, Jeton Maliqi e Omer Zylbehari, në bashkëpunim me grupin e të rinjve „New Genration“ dhe „Prejktit Urbania“, që synon integrimin e të huajve edhe nëpërmjet formave të këtilla sportive.

Me plot emocione. Gjithsesi pozitive, por me një dozë nxitjeje të lojës së pakompromis. Të ngritur në kulmin e ndjenjave për fitore. Nga të gjithë. Pa përjashtim grupmoshat. Më të mirët ndërkaq e arritën atë. „Dream Team“ doli fitues!

Për grupmoshat 6-16 vjeç ky turnir ishte i veçantë, na tregon Shkumbim Gjinolli, i cili më tej thotë se pse luhet fare pranë shtëpive, e në prani të prindërve të tyre. Fëmijët duken të lumtur. Gëzimi edhe më i madh! Medalje morën të gjithë! Si fituesit, ashtu edhe humbësit. Dhe atë nga vetë kryetari i komunës, Thomas Müller.

„Stretsoccer“ është lojë e vështirë, thotë një djalë aty pranë. Aty luajnë tre lojtarë përballë tre kundërshtarëve për nëntë minuta, pa portier, në një fushë të rrethuar si në geto, por që në fakt ironizon me të. Qëllimi është të arrijmë t’u tregojmë të interesuarve se në këtë rrugë jetojnë fëmijë si gjithë të tjerët. Që dinë të luajnë futboll. Që janë nxënës të mirë e më ëndrra që një ditë duan t’i realizojnë, thotë organizatori i këtij turniri, Afrim Maliqi.(albinfo.ch)