Eko Higjiena

Shqiptarët dhe fqinjët e tyre !

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nga Shefik Sadiku – Shqiptarët e të gjitha trojeve të tyre etnike në Ballkan duke mos u përpjekur për të krijuar një platformë të përbashkët gjithëkombëtare, tërthorazi po i ndihmojnë apetitet hegjemoniste të Serbisë dhe të Greqisë kundër interesave gjithëshqiptare.

Kjo politikë mosbashkuese shqiptare është shumë më e favorshme për armiqtë e tyre shekullorë se sa atëherë kur ata, duhej me forcë t’i arrinin synimet e tyre antishqiptare. Përgjegjësia historike e Tiranës dhe e Prishtinës për mosunitet kombëtar, sot, është më e madhe se kurdoherë gjatë historisë sonë kombëtare, sepse mundësitë e shqiptarëve në Ballkan sot janë më të mundshme se çdo herë.

Nëse dikur fëmijëve tanë u tregonim se si fqinjët tanë grabitqarë uzurpuan me forcë dhe pa të drejtë toka shqiptare, sot ky narracion për mosunitetin tonë jo vetëm që nuk besohet nga pasardhësit, por edhe është historikisht i padrejtë.

Fundamenti

Shqipëria sot është një shtet jo edhe aq sa do të duhej të ishte stabil, me shumë probleme edhe shumë defekte, Kosova asesi t’i kalojë përçarjet politike, klanore, klienteliste, inatçore duke mos mundur të vendos shtet funksional, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duke mos mundur të kenë një politikë unike kombëtare, po i mundësojnë nacionalizmit maqedonas të mjaftohet me lejimin e disa të drejtave më tepër kulturore se sa substanciale për shqiptarët, shqiptarët në Greqi pa asnjë të drejtë elementare, në Mal të Zi ca të drejta shumë të kufizuara elementare të rrafshit kulturor, në Luginë të Preshevës të ekspozuar ndaj presionit sistematik për t’i lëshuar ato troje.

Dy shtetet shqiptare: Shqipëria dhe Kosova në rrafshin institucional marrëdhënie shumë të ftohura të llojit si me ndonjë shtet aziatik apo afrikan, me disa marrëveshje ndërshtetërore më shumë se sa populiste nga të dyja anët se sa përmbajtësore.