Fundamenti

Shqipja e vogël e Maqedonisë

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Blerina Rogova Gaxha – Maqedoninë e kam njohur vetëm për tërmetin e Shkupit dhe koncerteve të mëdha të rokut, e kam njohur në ditët e bukura me diell në liqenin e Ohrit dhe për ditët e dimrit në malet e Mavrovës. Tetovën, Strugën e Gostivarin i kam njohur vetëm kalimthi e krejt sipërfaqësisht. Në Manastirin e gjuhës shqipe kam qenë një herë, por asgjë shqiptare s’kishte aty, sepse realisht, në vizitat e mia jo të shpeshta në Maqedoni, pak, vetëm pak shqiptari kam parë.

Profesori i letërsisë më kishte thënë se s’mund të bëhesha poete pa e vizituar Shën Naumin. Legjendat për të janë të moçme, ndërkaq historia flet se mbreti Zog ia paskësh bërë “dhuratë” mbretërisë jugosllave. Kushedi sa krijues kanë dështuar nga kjo “darovitje” e Zogut. Zogj plot ka sot mbi Bllacë. Historia e re e shqiptarëve nisi edhe aty. Ra një mort e u pamë, për së gjalli a për mort!

Në dy dekadat e fundit, një numër i paprecedentë monumentesh të reja është ndërtuar në gjithë ish-Jugosllavinë – qindra, ndoshta mijëra. Më shumë se njëmijë prej tyre kanë rënë si bombë ndërkohë, që papritur “gdhinë” edhe në Shkupin dikur, qyteti më i madh shqiptar.

Një dasmë shqiptare midis Shkupit maqedonas sot, dhe një familje e madhe shqiptare e përzier e bërë çervish në podiumin e një hoteli ku s’mund të kuptosh asnjë fjalë të kamerierit, dhe të bëhen të pafundme ato “tata-t” në fund të fjalëve.

Një familje e madhe shqiptare, e njëjtë me gjithë shqiptarët gjithkah. Mysafirët do të thonë: të shkretë janë, të shtypur shumë, gjynah! Njëmijë engjëj jashtë sallës kanë. Të gjithë maqedonas, me legjenda a me tapi. Njëmijë engjëj që promovojnë pikëpamje selektive dhe ndarëse të historisë. Asnjë engjëll shqiptar.

Ushtria e luftëtarëve, dijetarëve, heronjve e aleatëve. Asnjë engjëll shqiptar. Të vdekurit kanë ikur, ”engjëjt e gjallë” ndërkaq sikur të mos ekzistonin. Diku në periferi thanë se dergjej përmendorja “xhuxhe” e Skënderbeut, sepse ia kishin ndërtuar përballë hijen e zezë për të mos u parë.

ARKATANA

Edhe popujt e vegjël gjithmonë kanë pasur disa emra të mëdhenj në të cilët janë mbështetur. Kë e kanë shqiptarët e Maqedonisë? Shteti ku jetojnë e ka shpërfaqur historinë, i ka shpërfaqur emrat, i ka shpërfaqur heronjtë, ka shpërfaqur kulturën, ka shpërfaqur rrugët dhe ka shpërfaqur gjuhën e tyre.

Ka krijuar një piramidë me fenë dhe një tjetër të përmbysur me politikën. Asgjë shqiptare përtej podiumit të një dasme të familjes shqiptare. Engjëjt flasin maqedonishten. Një pikëpamje gjithëpërfshirëse për pajtime a paqe nga ana e tyre? Përkundrazi! Ato ta thonë direkt se promovojnë pikëpamje selektive dhe ndarëse të historisë. Shqiptarët e Maqedonisë nuk janë në asnjërin nga qindra memorialët e projektit qeveritar Shkupi 2014, përpos Skënderbeut në kalin e tij, që dergjet diku në “hamam të hyrës” në Shkup. Turp e faqja e zezë!!

Në sistemet totalitare dhe në sistemet me demokraci të brishtë, emrat e mëdhenj të dijes e të shkencës së një populli, jo rrallë kanë ditur të shndërrohen në autoritete morale të popujve dhe përtej kësaj në engjëj mbrojtës të tyre. Cilët janë emrat e mëdhenj të shqiptarëve të Maqedonisë? S’kam dëgjuar ndonjë zë të tij.

Jo për aq, sa të dijë se cili është zëri i vet popullit që e ka krijuar. Personalitetet e mëdha dhe personalitetet disidente, edhe po të ketë pasur, janë zhveshur nga disidentizmi, e ndoshta edhe nga pavarësia e tyre intelektuale, ose edhe më keq janë shpërngulur në Kosovë. Më shumë se kaq janë shndërruar në “figurantë” të pushtetit që në anën e atyre që nuk flasin me “tatata…” sheh vetëm një “fundamentalizëm islam”.

Thuhet se qenë të paktë shqiptarët që e kanë njohur Shqipërinë gjatë 50 vjetëve të regjimit, të paktë qenë shqiptarët që e kanë njohur Kosovën në 20 vjetët e “kapjes” së saj, por sa i kanë njohur këto të dyja shqiptarët e Maqedonisë? Ka “rënë një mort” dhe janë parë, dikur, sot secili interesin e vet në shtëpi të vet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.