Fundamenti

Shqipëria tregohet e fortë, barazon me Francën

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ndeshja miqësore mes Francës dhe Shqipërisë ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1. Ekipi kuqezi është treguar kundërshtarë shumë i fortë për skuadrën francez. ’90 +5 Përfundon ndeshja. Francë Shqipëri 1:1

90’ Ervin Bulku e Bekim Bala kanë hyrë në lojë, derisa Sokol Cikalleshi dhe Amir Abrashi janë larguar nga loja

85’ Në lojë ka hyrë Emilano Vila, nga loja ka dal Andi Lila

80’ Moussa Sissoko ka dal nga loja, kurse Morgan Schneiderlin ka hyrë në lojë

76’ Herolind Shala është inkuadruar në lojë në vend të Ermir Lenjanit. Edhe për Shalën kjo është ndeshje e parë me kombëtaren kuqezi

73’ Franca barazon rezultatin me Griezmann

70’ Franca ka bërë dy zëvendësime. Nga loja kanë dal Lacazette dhe Digne, derisa në fushë kanë hyrë Kurzawa dhe Griezmann

69’ Arlind Ajeti ësht[ inkuadruar në lojë në vend të. Kjo është ndeshja e parë e Ajetit me ekipin kuqezi

68’ Shqipëria ka pasur super rast për 0:2, por goditjen e Elseid Hysajt e priti portieri francez

66’ Francezët kanë pasur rast të mirë ta barazojnë rezultatin, por portieri Berisha ndali goditjen Benzemas

60’ Përsëri kuqezinjtë patën rast për gol nëpërmjet Ermir Lenjanit, por goditjen e ndali Hugo Loris

59’ Antoine Griezmann ka hyrë në lojë te Franca, derisa nga loja ka dal Yohan Cabaye

55’ Të dy trajnerët i kanë dërguar lojtarët rezervë të ngrohen. Shumë shpejtë priten zëvendësimet

52’ Shqipëria ka pasur rast të mirë për 0:2. Goditjen e Ermir Lenjanit e priti portieri Hugo Loris

50’ Edhe pjesën e dytë kuqezinjtë e ka nisur mirë. Forca Shqipëri

46’ Fillon pjesa e dytë

45’ Përfundon pjesa e parë. Francë – Shqipëri 0:1

40′ Mërgim Mavraj ka kaluar në epërsi Kombëtaren shqiptare

38’ Franca po mundohet të gjej rrugën deri te goli, por ekipi kuqezi nuk po lejon hapësirë kundërshtarit

Hidromorava

27’ Franca pati rast të mirë për gol, por Agolli ndali goditjen e Mathieu Valbuenas

25’ Ekipi kuqezi deri më tani po kryen me përpikëri detyrat e Gianni de Biasit

21’ Yohan Cabaye ka provuar të shënoj gol nga distanca, por goditja shkoi mbi portë

17’ Kombëtarja sërish pati rast, Mërgim Mavraj për pak centimetra nuk e arriti cakun. Mëkat

14’ Ekipi kuqezi pati një rastë të mirë nëpërmjet Ermir Lenjani, por goditja e tij ishte e plogësht

12’ Deri në këto momente mbrojtja e Shqipërisë po tregohet shumë e sigurt

9’ Skuadra e Francës ka nisur ta marrë kontrollin e lojës, dhe kështu po kërkon rrugën deri te goli i epërsisë

5’ Deri më tani ekipi kuqezi po luan mirë dhe po mundohet të krijoj raste për golin e epërsisë

2’ Lorik Cana pati rast të mirë për gol pasi goditi shtyllën e francezeve

1′ Ka filluar takimi Francë – Shqipëri

Të dy skuadrat janë në mesin e fushës, dhe për pak çaste pritet të filloj takimi

Mijëra tifozë shqiptarë kanë mbushur stadiumin e Rennesit për ta përkrahur Kombëtaren shqiptare.

Formacionet zyrtare: Francë – Shqipëri

Didier Deschamps dhe Gianni de Biasi kanë publikuar formacionet për ndeshjen e sotme miqësore Francë-Shqipëri

Franca: Lloris, Digne, Yanga Mbiwa, Varane, Jallet, Pogba, Cabaye, Valbuena, Sissoko, Benzema, Lacazette.

Rezervistët: Costil, Mandanda, Gignac, Gonalons, Griezmann, Guilavogui, Kurzawa, Payet, Sagna, Schneiderlin, Zouma.

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Agolli, Mavraj, Cana, Lila, Kukeli, Memushaj, Lenjani, Cikalleshi.

Rezervistët: Shehi, Frasheri, Kapllani, Shala, Vila, Ajeti, Salihi, Balaj, Vajushi, Rama, Curri./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.