Eko Higjiena

Shqipëria tërhiqet – Shëngjini s’i falet Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Porti i Shëngjinit nuk do të jetë i Kosovës, pavarësisht premtimeve e deklaratave të mëdha nga kryeministri shqiptar Sali Berisha, por edhe nga zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.

Nga viti 2009, edhe kur zyrtarisht ky port iu fal Kosovës, Qeveria e Shqipërisë nuk ka bërë asnjë hap në realizimin e marrëveshjes për bartje të pronësisë nga Qeveria e Shqipërisë në Qeverinë e Kosovës.

Burime të besueshme të gazetës “Zëri” thonë se Qeveria e Shqipërisë si duket i ka tërhequr fjalët rreth bartjes së pronësisë, pasi që edhe vetë shteti shqiptar ka probleme të mëdha të pronësisë rreth portit.

Mobi Casa

“Asnjë punë nuk është bërë rreth bartjes së pronësisë, por edhe përgatitjes së infrastrukturës së nevojshme ligjore për ta bërë një gjë të tillë”, tha burimi i besueshëm i gazetës.

Sipas këtij burimi, gjithçka rreth faljes së portit të Shëngjinit do të mbetet në nivel fjalësh. Zyrtarë nga Qeveria e Shqipërisë, por edhe Qeveria e Kosovës nuk duan të flasin rreth kësaj çështjeje.

Gazeta “Zëri” i ka dërguar pyetje zëdhënëses së Ministrisë së Transportit të Shqipërisë, Armida Qylafikut, por ajo për një javë rresht nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetës… (shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës “Zëri”)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.