FITORJA

Shqipëria po e forcon ushtrinë, shkak edhe situata në veriun e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Siguria në rajonin e Ballkanit është e brishtë, ndaj dhe Shqipëria po forcon ushtrinë. Ministri i Mbrojtjes i vendit, Niko Peleshi tha se nuk jemi para një rreziku konkret, por konfliktet në veri të Kosovës ndikojnë që të shtohen masat.

Luftërat e hapura në botë dhe situata e tensionuar në rajonin e Ballkanit, për ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë Niko Peleshi duhet të jenë gjithmonë një alarm për Shqipërinë. Duke folur nga Shkodra, Peleshi tha se Shqipëria është një vend i sigurt si shtet anëtar i NATO-s, por gjithsesi kërkon që Forcat e Armatosura të jenë vigjilente dhe në gatishmëri.

“Jemi në moment të rëndësishëm sepse siguria është prioritet për shkak të konflikteve që po zgjerohen në mbarë botën. Ne jemi në një rajon të brishtë, pra në Rajonin e Ballkanit Perëndimor, fati i mirë është që jemi anëtar të NATO-s por gjithsesi konfliktet e fjetura të rajonit tonë delikat janë të lidhura me situatën e sigurisë në botë. Ne përgatitemi për më të keqen dhe shpresojmë për më të mirën”, tha Peleshi, raporton “ReportTv”.

Fundamenti

“Ju i keni ndjekur ngjarjet, s’ka ndonjë sekret, dy janë pikat e nxehta në Ballkan: veriu i Kosovës dhe Bosnja e Hercegovina për shkak të lidershpit të Republika Sërpskas. Ju i keni ndjekur zhvillimet e fundit, për fat të keq, një pjesëtar i policisë së Kosovës mbeti i vrarë nga një sulm terrorist në veri të Kosovës”, tha ai më tej.

Ministri tha se qëllimi është për të rritur interesin e të rinjve për t’u bërë pjesë e ushtrisë shqiptare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.