RCCOLA

Shqipëria, pengesa më e madhe në rajon për prodhuesit e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë mbajtur një varg takimesh, e kanë nënshkruar marrëveshje të ndryshme, por problemin për bizneset nuk kanë arritur ta zgjidhnin ende.

Shqipëria prin nga të gjitha vendet e rajonit që në tre muajt e parë të këtij viti është duke u sjellë pengesa prodhuesve të Kosovës.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, po i lexon dy nga disa ankesat që kohët e fundit bizneset kosovare i kanë dërguar, duke treguar për problemet që pala shqiptare po ua bënë atyre, raporton KTV.

RCCOLA

Derisa kritikon të dyja qeveritë, ai ka shprehur çudinë për mosndryshim të qasjes së Qeverisë së re shqiptare, karshi një vendimi të 2008-s, në listën e së cilës nuk figuron fare Kosova si palë e favorizuar për eksport.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj, i ka thënë KTV-së se janë marrë masa që të gjitha problemet të zgjidhen në afat sa më të shpejtë.

Përderisa në Kosovë ka pasur fare pak kompani të rajonit që kanë pasur probleme me sjelljen e mallrave të tyre, kompanitë e vendit kanë qenë të shumta që kanë raportuar për pengesat që vendet e rajonit, si Serbia, Maqedonia, Shqipëria e më pak Mali i Zi u kanë vënë bllokada e probleme për eksportin e prodhimeve të tyre.