Eko Higjiena

Shqipëria në udhëkryq (a)historik

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Fadil Maloku – Në Shqipëri po ndodhë një “përleshje asimetrike”, e akterëve politik

1. Per mua ajo cka po ngjane aktualisht në Shqipëri, është dhe ka të bëjë me fenomenin sociologjik, që njihet dhe shquhet si “ballafaqim, apo përleshje asimetrike”, e dy akterëve politik (PS-s dhe PD-ke), në njē skenë të brishtë politike;

2. Them kështu, edhe për shkak se është një luftë e pakompromis (për “jetë a vdekje”!?)midis palëve në konflikt, fuqia relative politike e të cilëve, pra strategjia apo taktika i dallojnë shumë. Por, jo edhe një ballafaqim ofertash të reja, për mirëqenien dhe konsolidimin e sundimit të ligjit, pluralizmit të ideve, zhvillimin ekonomik të vendit, zbutjen e papunësisë, reduktimin e arratisjes masive, etj. Pra është një tensionim i rivalëve të pabarabartë, që kanë ideologji dhe koncepte diametralisht të kundërta pēr diskursin dhe proceset demokratike, në Shqipëri. Opozita, është duke përdorur këto taktika;

– ambientet e hapura për të demonstruar revoltën qytetare

– KOHEN, që mund të ndërlidhet me afrimin e datës se VOTIMIT, por jo edhe ZGJEDHJEVE;

– BEFASINE, fakti se qeveria nuk e ka të njohur fare Planin Operacional tē opposites;

UBT

– përgjimet dhe skandalet, që i publikoj Bildi, dhe aferat tjera korruptive për vjedhjet industriale të votës në zgjedhjet e kaluara. Pra si shihet Opozita, është duke përdor një gamë “efektesh kolaterale”, që nënkupton vetëm viktimizim dhe alarmim të skajshëm sociopolitik, të vetës së saj…

3. Nocioni i “përleshjes asimetrike” përfshin edhe shumë terma shumë më të hollësishëm, se kaq. Midis tjerash edhe;

– Bojkotimin e afishuar nëpër gjitha mediumet sociale;

– Perleshjen e perditësuar me policine e shtetit;

– Pengesat e vëna nëpër shkolla, ku supzohet të mbahën votimet, e jo zgjedhjet e lira;

– Premtimin kokëfortë të kryeministrit kontravers dhe përgjegjësit kryesor në kaosin e ndodhur shqiptar, për mbajtjen e zgjedhjeve me 30 qershor;

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.