GRANDEMALL

Shqipëria, “Medalje të Mirënjohjes“ për gazetarin zviceran Pierre-Marcel Favre

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

“Për kontributin e tij në botimin e librave historikë e politikë në gjuhën frënge, duke mundësuar njohjen në plan ndërkombëtar të realitetit shqiptar nën regjimin e diktaturës komuniste”.

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka nderuar botuesin, kritikun dhe gazetarin e njohur franko-zviceran, Pierre-Marcel Favre, njëkohësisht edhe themelues dhe President Nderit i Panairit Ndërkombëtar të Librit në Gjenevë, me “Medaljen e Mirënjohjes”, me motivacionin: “Për kontributin e tij në botimin e librave historikë e politikë në gjuhën frënge, duke mundësuar njohjen në plan ndërkombëtar të realitetit shqiptar nën regjimin e diktaturës komuniste”, bëhet e ditur në një njoftim nga zyra e presidentit shqiptar në Tiranë.

Eco Higjiena

Në këtë ceremoni në Tiranë ishin të pranishëm ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, ministri për Inovacion, Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimin, Genc Pollo, konsulli i Shqipërisë në Selanik, Riza Poda, drejtoresha e Arkivit Qendror të Shtetit, Nevila Nika, si dhe një sërë personalitetesh të tjera publike.

Presidenti i Shqipërisë i dorëzoi „Medaljen e Mirënjohjes“ mysafirit nga Zvicra, Pierre-Marcel Favre, duke vlerësuar lart veprimtarinë e tij, përkushtimin dhe kontributin e madh në fushën e botimeve, të kritikës dhe veprimtarisë gazetareske. Në fjalën e tij Favre vuri në dukje se Zvicra dhe Shqipëria kanë shumë pika të përbashkëta e shumë ngjashmëri mes tyre, sa u përket territoreve të vogla të të dy vendeve dhe flamujve respektivë që përmbajnë ngjyrën e kuqe. “Jam sërish në Tiranë dhe më ka bërë jashtëzakonisht përshtypje ndryshimi dhe zhvillimi juaj ekonomik. Shqiptarët kanë meritë në ndërtimin dhe transformimin e vendit të tyre. Ju po më jepni një shpërblim jashtëzakonisht të madh. Është absolutisht e papritur dhe e mrekullueshme. Dëshiroj t’ju falënderoj përzemërsisht! Sigurisht që mund të mbështeteni tek unë për të mbrojtur imazhin e Shqipërisë së re”, ka thënë botuesi Pierre-Marcel.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.