FITORJA

Shqipëria më mahnit, më lodh dhe më çmend

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shkrimtari, përkthyesi dhe specialisti kanadez i studimeve shqiptare, 63-vjeçari Robert Elsie njihet si një nga folësit dhe studiuesit më të njohur të gjuhës shqipe.

Me një diplomë në Linguistikë, Elsie pati rastin të studiojë edhe në Institutin e Linguistikës në Universitetin e Bonit në vitin 1978, i cili kishte kontakte të rralla me Shqipërinë e asokohe. Kështu, ai vizitoi Shqipërinë disa herë dhe Kosovën gjithashtu. Në fund nuk e përmbajti dot pasionin për Shqipërinë, kulturën pak të njohur të saj dhe kështu iu dedikua studimeve shqiptare.

Çfarë ju shtyu të mësonit gjuhën shqipe?

Mësova shqip, sepse isha shumë i interesuar për Shqipërinë dhe për shqiptarët, që nga vizita e parë në vitin 1978. Them se nuk mund të kuptosh asgjë nga një popull pa kuptuar gjuhën e tij. E sigurt është gjithashtu që nuk mund të veprosh në fushën e albanologjisë pa ditur gjuhën. Habitem gjithmonë për ata “albanologë” të huaj që shkruajnë për Shqipërinë dhe për shqiptarët dhe nuk kuptojnë asnjë fjalë shqip.

FIDANISHTJA

Si ju duket gjuha shqipe në krahasim me gjuhët e tjera që ju flisni?

Është vështirë ta krahasosh gjuhët e botës. Çdo gjuhë ka bukurinë apo forcën e vet. Për shqipen mund të them vetëm se ishte shumë e vështirë për ta mësuar. Jam lodhur shumë. Por çfarë kënaqësie kur e kupton dhe e flet!

Çfarë ju pëlqen më shumë nga Shqipëria?

Shqipëria më mahnit, më lodh dhe më çmend. Por ky vend nuk është kurrë i mërzitshëm. Gjithmonë ka diçka për të zbuluar, diçka që të habit, të gëzon, të tmerron… Ka sigurisht një mijë gjëra që nuk më pëlqejnë në Shqipëri – mbase jam bërë shqiptar! – Por nuk imagjinoj se mund të jetoj pa Shqipërinë.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.