Shqipëria i jep leje Ujkanit të luaj me Kosovën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka kërkuar nga FIFA që t’i mundësoj portierit vushtrrias, Samir Ujkani të luaj me përfaqësuesen e Kosovën.

Zbarkimi i Samir Ujkanit në përfaqësuesen e Kosovës nuk është më sekret. Edhe Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e ka pranuar se portieri vushtrrias do të luaj në ndeshjen ndaj Haitit.

Madje, sekretari i përgjigjëm i FFK-së, Eroll Salihu ka zbuluar një sekret. Ai ka bërë të ditur se Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka kërkuar në FIFA që t’i mundësoj portierit të Palermos të paraqitet për Kosovën.

Mobi Casa

“Federata Shqiptare e Futbollit i ka shkruar FIFA-së që ta lejoj Samir Ujkanin të luaj për Kosovës”, ka deklaruar Salihu në konferencën për media, e cila është organizuar para ndeshjes miqësore të 5 marsit.

Ai ka bërë të ditur se afrimi i lojtarëve kosovar që kanë luajtur më herët me përfaqësueset tjera nuk është edhe aq i lehtë sa mendohet.

Përveç Ujkanit, përfaqësueses së Kosovës me 5 mars do t’i bashkohen edhe: Loret Sadiku, Emir Bajrami, Albert Bunjaku, Faton Toski, Bersant Celina, Fanol Perdedaj, Shkodran Metaj, Flamur Kastrati, Lum Rexhepi, Mehmet Hetemaj, Arlind Ajeti, Frederik Veseli e të tjerë.