Fundamenti

Shqipëria e përjetshme

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Para dy vjetësh, me rastin e një udhëtimi në Ballkan, kisha mundësinë ta zbuloj Shqipërinë.

Ende i mbaj kujtimet e mrekullueshme të rrugëtimit me anije nëpër liqenin e Komanit, drekën e pasur në një tarracë me diell, në Krujë, buzë kullës së Skënderbeut, vitalitetin e gjallë të kryeqytetit, Tiranës, kalimin në Elbasan pranë fortifikimeve impozante.

Mirëpo, ajo që më së shumti më ka lënë mbresë gjatë udhëtimit ishte ngrohtësia e mikpritjes, pamja e menduar e popullatës së vendit, si dhe dëshira e fuqishme e rinisë shqiptare për ta afruar vendin e tyre pranë botës. Kjo dëshirë për të anuar kah universialiteti.

Shqiptarët, kudo që jetojnë, e ndajnë një gjuhë të përbashkët, një kulturë të njëjtë. Ata janë këllëfët e një trashëgimie dhe të një historie, e cila i tejkalon ata vetë, por që edhe i bashkon. Ky ideal i përbashkët bazohet në respektin e vlerave juridike dhe ndërkombëtare solide. Prandaj, edhe është, mes tjerash, një pasuri dhe jo një mbështetje për shtetet e rajonit.

Uji Dea

100 vjetët e pavarësisë së Shqipërisë janë një rast i privilegjuar për të ripohuar idenë e një atdheu, i cili nuk mund të konceptohet sot përpos si një element i bashkimit dhe i përforcimit të ndjenjës së përkatësisë.

«Patriotizëm është ta duash vendin tënd, nacionalizëm është të urresh të tjerët», thoshte me shumë arsye gjenerali De Gaulle.

Të më lejohet t’iu drejtoj një përshëndetje vëllazërore dhe të përzemërt shqiptarëve, të cilët do ta festojnë këtë 28 Nëntor, këtë moment të madh të historisë së tyre kombëtare. (Léonard Bender, avokat në Martigny (VS) dhe nënkryetar i shoqatës albinfo.com)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.