Fundamenti

Shqipëria e madhe

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kombëtarja e Shqipërisë po tregohet goxha e madhe.Pas Norvegjisë, që e mposhti si mysafire para pak ditësh me rezultat 0:1 në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Brazili 2014’, ekipi i Gianni De Biasit sonte e mposhti edhe Lituaninë në ndeshjen miqësore që e zhvilloi në Tiranë.

Fusha e rënduar nga shiu, nuk i pengoi kuqezinjtë për t’i mposhtur lituanët me rezultat bindës, 4:1.

Ekipi kuq e zi dominoi plotësisht gjatë pjesës së parë, në të cilën thuajse veç e siguroi fitoren. Kjo pasi djelmoshat e strategut italian periudhën e parë të lojës e përmbylli me epërsi prej 3:0.

Shqipëria ka kaluar në avantazh në minutën e 32-të me një super-gol që e shënoi Alban Meha nga gjuajtja e lirë prej rreth 35 metrave largësi nga porta e lituanëve.

Vetëm katër minuta më vonë, vendasit e dyfishuan avantazhin me golin që e shënoi Edgar Çani, i cili morri një top të mirë nga Migjen Basha.

Mobi Casa

Ky i fundit në minutën e 43-të e realizoi një gol të bukur për rezultat 3:0.

Kurse, në pjesën e dytë Lituania i shënoi dy gola. Por, në minutën e 60-të një mbrojtës lituan shënoi auto-gol për 4:0, ndërsa në minutën e 74-të Evaldas shënoi gol për rezultat përfundimtar, 4:1.

Duhet theksuar se në këtë takim ka debutuar edhe sulmuesi kosovar, Valdet Rama. Madje, futbollisti i Real Valladolidit luajti si titullar.

Ndonëse kjo ishte vetëm një miqësore, kjo fitore do ta shtoj motivin në kampin kuq e zi për ta kërkuar kualifikimin në Botërorin ‘Brazili 2014’.(express)