RCCOLA

Shqipëria e ka ndihmuar shumë Kosovën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka takuar në një drekë zyrtare, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi.

Zëvendëskryeministri Pacolli, i shoqëruar edhe nga ministra të Qeverisë së Kosovës, ka shprehur edhe njëherë falënderimin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për presidentin Topi dhe gjithë shtetin shqiptar, për ndihmën që në vazhdimësi i kanë dhënë Kosovës.
“Veçanërisht në fushën e lobimit, shteti shqiptar na ka dhënë një mbështetje shumë të madhe dhe për këtë ju falënderoj zoti president”, ka thënë Pacolli.

Pacolli gjithashtu, ka njoftuar presidentin Topi me zhvillimet politike në Kosovë, me theks të veçantë angazhimet e Qeverisë për fillimin dhe zhvillimin e reformave shumë të nevojshme ekonomike.

Fundamenti

Në anën tjetër, presidenti Topi ka shprehur kënaqësinë e tij, që pikërisht vizitën e fundit si president i Shqipërisë, ka nderin ta bëjë në Kosovë.

Topi gjithashtu, ka theksuar se Qeveria dhe populli i Kosovës, duhet të vazhdojnë angazhimet, në mënyrë që Republika e Kosovës të ecë hapave drejt standardeve europiane. /Telegrafi/