RCCOLA

Shqipëria bie për një pozitë në renditjen e FIFA-s

/ 1 minutë lexim

Kombëtarja shqiptare ka rënë për një pozitë, në renditjen më të re të FIFA-s, të publikuar të enjten. Shtëpia e futbollit ndërkombëtar e ka vendosur ekipin Kuqezi në vendin e 38-të, për dallim nga pozita e 37-të, të cilën e mbante në ranglistën e muajit qershor.

Ekipi i Gianni De Biasit nuk luajti asnjë ndeshje në muajin korrik, por përparimi i Kepit të Gjelbër bëri që Shqipëria të binte për një pozitë, me 689 pikë.

Në renditjen e përgjithshme vazhdon të prijë Spanja, me 1484 pikë. Pas kampionëve në fuqi të botës dhe Evropës vijnë Gjermania, Kolumbia, Argjentina dhe Holanda.

Në grupin e 10 skuadrave më të mira në botë është përfshirë prej këtij muaji edhe Brazili, falë suksesit në Kupën e Konfederatave.

Renditja e FIFA-s

1. Spanja1484 pikë

2. Gjermania1257

3. Kolumbia1219

4. Argjentina1210

Uji Dea

5. Holanda1165

6. Italia1142

7. Portugalia1099

8. Kroacia1098

9. Brazili1089

10. Belgjika1079

————————

38. Shqipëria 689