ARKATANA

Shqipe Lushta mëson gjermanët e rinj si ndërtohen robotët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ekspertja Lushta u ka shpjeguar praktikisht nxënësve se si konstruktohet pajisja për dirigjim elektronik të një roboti që ecën.

Nxënësit e gjimnazit të Friedbergut kanë pasur rastin unik që në Shkollën e Lartë Teknike Mittelhessen (THM) të marrin njohuritë elementare për konstruktimin e robotëve. Ata kanë kryer një kurs disajavësh, ku në fshehtësitë e robotikës i ka udhëhequr inxhinierja dhe profesoresha e kësaj shkolle, Shqipe Lushta.

Ekspertja Lushta u ka ligjëruar dhe treguar nxënësve praktikisht hollësi nga fusha e makinerisë, mekatronikës, teknologjia e materialeve. Më tutje ajo u ka shpjeguar atyre se si konstruktohet pajisja për dirigjim elektronik të një roboti që ecën.

Programimi i një kompjuteri të quajtur mikrocontroller ka qenë hapi tjetër të cilin mësuesja Shqipe Lushta ua ka mësuar gjimnazistëve të klasës së 13.

ARKATANA

“Këta nxënës, me aftësinë e tyre për të mësuar mund të krahasohen lirisht me studentët. Ka qenë kënaqësi e vërtetë të punosh me ta”, shprehet e kënaqur Lushta.

Në përmbyllje të kursit, Shqipe Lushta ua shpërndan nxënësve certifikatat e pjesëmarrjes, shkruan “Giesener Anzeiger”.

Kursi i ndjekur ka cytur te disa prej pjesëmarrësve interesimin për të filluar që vitin e ardhshëm. studimet për mekatronikë.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.