Shqipe Demi me mesazh për sensibilizimin kundër kancerit të gjirit
Gjilan – Pos angazhimeve për të gjithë qytetarët e komunës sonë, në fokus do të kem angazhimin tim për fëmijët e braktisur dhe atyre në nevojë, mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve tanë pa marrë parasysh kategorisë së cilës i takojnë dhe avancimin e pozitës së gruas në shoqëri. Pasi që jemi në muajin tetor, muajin e sensibilizimit të qytetarëve kundër kancerit të gjirit, përveç kujdesit për vizita më të shpeshta të Mamografit Mobil në komunën tonë për zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje, si asambleiste do të punoj në vazhdimësi për mbrojtjen e të drejtave të punësimit të grave të prekura nga ky fenomen, ngase në komunën tonë janë identifikuar disa raste ka thënë Shqipe Demi.
Jam Shqipe Demi e lindur më 04.04.1983, e martuar dhe nënë e dy fëmijëve. Jam bijë e Pogragjës, lokalitet ky që i ka dhënë shumë intelektualë Anamoravës dhe gjithë Kosovës. Poashtu, rrjedh nga një familje edhe me kulturë e traditë fetare. Babai im, Ramadan Durmishi, imam i fshatit Pogragjë, pos edukatës fetare ka kultivuar në familjen tonë edhe ndjenjën e domosdoshmërisë së atdhedashurisë, dhe ofrimin e kontributit për vendin në mënyra të ndryshme.
Me profesion jam edukatore dhe infermiere, me shumë përvoja të punës në profesion dhe jasht profesionit, dhe me shumë trajnime nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtar.
Në zgjedhjet lokale të 22 Tetorit 2017, jam kandidate për Asamblenë Komunale, e deleguar nga Iniciativa Qytetare për Drejtësi dhe Unitet, në listë të përbashkët me AKR-në. Qëllimi im është realizimi i ambicieve të mia, duke shfrytëzuar vullnetin tim për ngritjen e çështjeve me rëndësi për qytetarët e Gjilanit. Dhe idetë e mia, pa dyshim se më lehtë dhe më shpejt do të realizoheshin në cilësinë e asambleistes komunale.
Pos angazhimeve për të gjithë qytetarët e komunës sonë, në fokus do të kem angazhimin tim për fëmijët e braktisur dhe atyre në nevojë, mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve tanë pa marrë parasysh kategorisë së cilës i takojnë dhe avancimin e pozitës së gruas në shoqëri. Pasi që jemi në muajin tetor, muajin e sensibilizimit të qytetarëve kundër kancerit të gjirit, përveç kujdesit për vizita më të shpeshta të Mamografit Mobil në komunën tonë për zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje, si asambleiste do të punoj në vazhdimësi për mbrojtjen e të drejtave të punësimit të grave të prekura nga ky fenomen, ngase në komunën tonë janë identifikuar disa raste.
Me përkushtim do të angazhohem për përkrahje dhe mbështetje morale për tejkalim sa më të lehtë të kësaj gjendjeje, me insistimin e futjes në përdorim edhe të vetkujdesit psikologjik dhe mjekësisë mendje –trup, rekomanduar nga Instituti i Shëndetit Mendor dhe Ripërtëritjes të Kosovës, duke e ditur që shpirtërisht është e vështirë të tejkalohet.
Transparenca me qytetarët e komunës sonë, komunikimi i vazhdueshëm dhe synimi për të arritur të mirën e përgjithshme, do të ishte këmbimi im ndaj votës suaj, me 22 tetor 2017. Do të jem zëri i vajzave, motrave e nënave tuaja. Me sinqeritet dhe përkushtim të plotë. Andaj, paraprakisht, faleminderit për përkrahjen tuaj./rajonipress/


