Mobi Casa

Shqetësuese rritja e rasteve të hepatitit B dhe C

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Krahasuar me vitet e kaluara në Kosovë, është bërë shqetësuese rritja e rasteve me hepatit B dhe C, thonë mjekët. Sipas infektologëve, zbulimi i vonshëm i sëmundjes, paraqet rrezik serioz për pacientët.

Rritja e numrit të të infektuarve më Hepatitin Bdhe C është mjaft shqetësuese, thotë infektologu, Sali Ahmeti. Sipas tij, nuk janë të pakta rastet që trajtohen në Kliniken Infektive në QKUK.

“Ne kemi mjaft raste, qoftë në format akute, qoftë kronike, deri në një stad të cerozës dhe karcenomave cerebrale. Këtë ne e kemi përditëshmeri”, thotë Ahmeti për Radio Kosovën..

Ndërsa, epidemiologu Jusuf Dedushaj, shpjegon se sëmundja, nëse nuk zbulohet me kohë, mund të jetë vdekjepruese.

“Problemi është se hepatiti, shpesheherë, përhapet përmes gjakut, shiringave dhe kontakteve seksuale dhe është shumë i madhë numri që kalojnë në kronicitet dhe zakonisht hepatiti B dhe C pas moshës 35 vjeçare është mjaftë i rrezikshëm”, thotë Dedushaj, transmeton RTK.

UBT

Njëri nga të infektuarit, shpjegon se si ai ka vërejtur simtomat e para të smundjes.

“Kur e kam hetuar se jam i infektuar me hepatit B, kam qenë në një gjendje kritike shumë të rëndë, e tash jam më mirë”, tha ai.

Ndërkaq, mjeku Sali Ahmeti, vë në dukje se, nëse sëmundja neglizhohet, mund të ketë pasoja të pariparueshme:

“Pacientët e tillë, shpeshherë lajmërohen në faza shumë të vonshme, atëhere kur komplikohet sëmundja dhe shpeshherë rreziku është i paevitueshëm”.

Dr. Ahmeti, thotë se forma më e mirë e mbrojtjes nga ky infeksion është vaksinimi.