Hidromorava

Shqetësojnë vjedhjet në disa fshatra të Vitisë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur sot mbledhjen e shtatë të rregullt dhe të fundit për këtë vit. Gjatë kësaj mbledhje me theks të veçantë është biseduar për çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimit të mekanizmave në këtë fushë. Po ashtu është paraqitur edhe Draft Plani i këtij këshilli për vitin në vijim.

Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, duke folur për gjendjen e sigurisë në këtë komunë ndër tjerash bëri me dije se kjo komunë ka një bashkëpunim të mirë me të gjitha mekanizmat e sigurisë, por edhe me bashkësitë fetare.

Aliu tha se në mbledhjen e fundit të KKSB-së, kanë disa rekomandime të cilat pjesa dërmuese janë realizuar.”Në mbledhjen e kaluar kemi dalë me gjashtë rekomandime. Unë i kam përcjellë ato se sa po jemi në gjendje të përmirësojmë ato çështje dhe në disa raste janë bërë përmirësime dhe ka filluar aktiviteti ndërsa ka edhe çështje të tjera të cilat nuk janë lëvizur nga vendi” u shpreh Aliu.

Ai përmendi punën që është bërë në parandalimin e hedhjes së mbeturinave në përroskat, kanalet dhe lumenjtë nga drejtoritë përkatëse të komunës së Vitisë.

Aliu foli edhe për bashkëpunimin mes qytetarëve dhe policisë dhe theksoi se në muajt e fundit është paraqitur si shqetësim vjedhjet në disa fshatra të Vitisë në veçanti në fshatin Budrigë.

Mobi Casa

Kurse Zymer Islami nga Policia e Kosovës në Viti, paraqiti disa statistika lidhur me aksidentet, vjedhjet dhe dukuritë e tjera duke i krahasuar ato të këtij viti me vitin paraprak. “Në komunën e Vitisë kanë ndodhur gjatë viti 2015 kanë ndodhur 685 raste kurse gjatë këtij viti 610. Aksidente në vitin 2015 janë 177 kurse në vitin 2016 janë 97 këto kemi një dallim mjaftë të madh dhe arsyeje është se për shkak se në vitin 2016 bëhet një administrativ brenda policisë ku rastet të cilat me lëndime merret trafiku rajonal i Gjilanit dhe kjo na ka ulur numrin e përgjithshëm të aksidenteve”, tha Togeri Islami duke përmendur edhe numrin e aksidenteve.

Kurse duke i paraqitur të dhënat për vjedhjet e rënda apo siç tha ai depërtim me forcë bëri me dije se për vitin 2015 kanë qenë 91 kurse gjatë këtij viti janë 110 raste të tilla.

Ai ndër tjerash tha se fshatrat të cilat janë për skaj të rrugëve magjistrale dhe regjionale janë më të atakuar nga vjedhjet dhe kërkoj që qytetarët të bashkëpunojnë me policinë në zbardhjen e rasteve të tilla.

E Bujar Ostrogllava nga Këshilli Lokal për Siguri në Bashkësi të Pozheranit tha se rreth 80% të objektivave të parapara janë realizuar gjatë këtij viti duke falënderuar kryetarin e komunës, drejtorët e drejtorive, anëtarët e KKSB-së dhe KLSB-ve për bashkëpunimin e mirë në interes të qytetarëve të kësaj komune.

Ndërkaq Ibadete Hyseni prezantoj draft planin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2017. Ka plan morri përkrahjen e të gjithë anëtarëve të këtij këshilli si dhe anëtarët pas sugjerimeve të dhëna u pajtuan që ajo të shkoj për procedim të mëtutjeshëm në organet e Kuvendit Komunal të Vitisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.