RCCOLA

Shqetësime serioze për të drejtat e njeriut në Kosovë!

/ 2 minuta lexim

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), në “Raportin mbi Praktikat e të Drejtave të Njeriut për vitin 2011”, vlerëson se të dhënat për të drejtat e njeriut në Kosovë në vitin 2011 kanë ngritur “shqetësime serioze”. Shqetësime serioze janë dhënë për situatën në veriun, korrupsionin dhe të drejtat e komunitetit LGBT.

Në raporton e publikuar të enjten, Departamenti i Shtetit thekson se ekstremistët serbë në veri të Kosovës kanë përdorur “dhunë dhe frikësim” ndaj kundërshtarëve lokalë dhe forcave ndërkombëtare të sigurisë, që kanë rezultuar edhe me vdekje.

Raporti gjithashtu vuri në dukje diskriminime ndaj pakicave tjera, dhunën në familje, diskriminimin e personave me aftësi të kufizuara, si dhe anëtarëve të komunitetit të lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transeksualëve (LGBT), raporton RFE.

Mobi Casa

Në shqetësimet tjera në fushën e të drejtave të njeriut përfshihen akuzat për keqtrajtimin e të burgosurve, msoefikasitetin e gjyqësorit, frikësimin e mediave nga ana e zyrtarëve publikë, korrupsionin qeveritar, si dhe trafikimin e qenieve njerëzore – edhe pse, siç thuhet në raport, Qeveria ndërmori hapa për të ndjekur penalisht dhe dënuar zyrtarët që kanë kryer abuzimet.

Raporti vlerëson po ashtu se zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura në dhjetor të vitit 2010 arritën shumë standarde ndërkombëtare, por parregullsitë serioze dhe manipulimet zgjedhore në disa zona kanë ngritur shqetësime të mëdha. /Telegrafi/