RCCOLA

“Shpopullimi i shqiptarëve në luginën e Preshevës nisi kur flitej për shkëmbime territoresh”

/ 2 minuta lexim

Pasivizimi i shqiptarëve në luginën e Preshevës nisi të aplikohej në shkallë alarmante kur nisi të flitet për shkëmbime të territoreve, ndërsa Tirana dhe Prishtina e neglizhuan totalisht këtë çështje.

Kështu u shpreh Flora Ferhati, studiuese në Institutin e famshëm në Gjermani, Max Planck për Përparimin e Shkencës.

Shpopullimi i luginës së Preshevës nga shqiptarët prej autoriteteve serbe tashmë është bërë një çështje për të cilën ka reaguar edhe Bashkimi Evropian, por kjo jo falë thirrjes së shteteve amë, Shqipërisë dhe Kosovës.

Përpjekjet ndërkombëtare i detyrohen në rradhë të parë disa hulumtuesve dhe verprimtarëve të të drejtave të njeriut.

Ferhati u shpreh se numri i shqiptarëve të ‘pasivizuar’ në luginë është i vështirë për tu përcaktuar.

KKGJILAN

“Në Medvegjë janë hequr mbi 3 mijë shqiptarë. Por prindër të pasivizuar do të thotë edhe fëmijë të pasivizuar. Shqiptarët e martuar me shqiptare nga Kosova iu është refuzuar të pajisen me dokumente në Serbi dhe i refuzohet gruas dhe fëmijëve gjithashtu”, deklaroi Ferhati.

Studiuesja tha se “lidershipi shqiptar për të krijuar një fushatë sensibilizuese ndaj kësaj çështjeje”.

“Prishtina dhe Tirana nuk reaguan në kohë. Pasivizimi nisi të aplikohej në shkallë alarmante kur flitej për shkëmbime të territoreve, kur flitej për një marrëveshje historike që do të arrihej mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk është se nuk e dinte Tirana dhe Prishtina. Kemi patur neglizhencë totale për një kohë të gjatë.”

Sipas Ferhatiti qëllimi i këtij procesi ka qenë ndërrimi i balancës etnike në luginën e Preshevës për të marrë shumicën serbe në këshillat lokale. E gjithë lugina ka patur shumicë shqiptare deri në vitin 2002.

“Një nga pasojat e para të pasivizimit është të fshijë shqiptarët nga listat e votuesve. Në Medvegjë ka patur relativisht shumicë shqiptare. Për shkak të pasivizimit nga 2015-2020 janë fshirë 4 mijë persona nga listat. Shqiptarët mbetën jashtë pushtetit lokal. Në 2015 kanë pas 8 këshulltarë komunal dhe tani kanë mbetur vetëm 3 që janë të papërfaqësuar në qeverisjen lokale. Kryetari aktual serb është zgjedhur me 65% të votave që janë 2764 vota, në një kohë kur mbi 3094 shqiptarë kanë qenë të pasivizuar”, tha studiuesja Ferhati.