Shpëtimi te ndërkombëtarët

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me shkurtimin e mandatit të Presidentes aktuale, ka bllokuar edhe reformën zgjedhore. Të indinjuar nga ky vendim, LDK po përpiqet ta bllokojë ndryshimin e Ligjit Zgjedhor.
Por, burime të Express thonë se gjithçka do të sqarohet në vjeshtë, kur ndërkombëtarët do të përfshihen fuqishëm në këtë proces.
Ndryshimet kushtetuese sa i përket kompetencave dhe mënyrë së zgjedhjes se Presidentit nuk pritet të votohen në Kuvend, pa e përfunduar mandatin Atifete Jahjaga, ndërsa për vazhdimin e reformës zgjedhore partitë politike janë duke pritur ndihmën e ndërkombëtareve.
Sipas burimeve të Expressit, partitë e mëdha, me përjashtim të Vetëvendosjes, kanë kërkuar ndihmën e ambasadorëve të Quintit për të ecur përpara reforma zgjedhore.
Tashmë LDK’ja e ka bërë të qartë se nuk do t`i votojë ndryshimet kushtetuese për të fuqizuar edhe më shumë rolin e Presidentes aktuale.
Tekstin e plote mund ta lexoni ne numrin e sotshem te Gazetes Express…