Shpeshtohen vjedhjet e pyjeve, prokuroria e Gjilanit ka ngritur gjashtë aktakuza

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona. Një (1) i mitur është ndaluar për shkak të veprës penale ‘’Lëndim i rendë trupor, si dhe një (1) person është ndaluar për shkak të veprës penale “Vjedhje e rendë”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave dhe atë për shkak të veprave penale,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi , për shkak të veprës penale “Kanosja”
Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS