Fundamenti

Shpërthime në Boston, tre të vdekur e shumë të lënduar

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Një seri shpërthimesh të fuqishme të ndodhura në përfundim të maratonës së Bostonit kanë shkaktuar dhjetëra të lënduar, ndërsa Fox Neews raporton për të paktën tre persona të vdekur.

Sipas mediave amerikane, shpërthimet kanë ndodhur në fund të maratonës. Dhjetëra persona kanë qenë dëshmitarë në vendngjarje.

Raportohet për shumë trupa të shtrirë në shesh të gjakosur, ndërsa policia dhe ambulanca të shumta po transportojnë të lënduarit drejt spitaleve, transmeton TCH.

Uji Dea

Shpërthimet ndodhen në një hark kohor brenda pak sekondash në distancë nga njëri-tjetri.

Dëshmitarë, të cituar nga BBC dhe CNN, thonë se shpërthimet ndodhen brenda hotelit “Firamont”, para ndërtesës së të cilit dhjetëra shikues ishin grumbulluar për të ndjekur parakalimin e atletëve pjesëmarrës në maratonë

Nuk dihet se çfarë ka shkaktuar shpërthimin apo nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist. Për të sqaruar këtë priten njoftime nga autoritetet. /Telegrafi/