RCCOLA

Shpërthim bombe në rrugën “Malësia” në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Një bombë dore ka shpërthyer mbrëmë pas mesnate në rrugën “Malësia” në Gjilan. Nuk është raportuar për të lënduar, përderisa policia ka nisur hetimet e shpërthimit.

Sipas policisë, viktima ka raportuar se nga persona të dyshuar të pa njohur është hedhur një mjet shpërthyes, me ç’rast janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Uji Dea

“Në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar doreza metalike e mjetit shpërthyes. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës./rajonipress/