Shpërthen Xhaka: Unë s’jam psikopat!

Granit Xhaka ka shpërthyer në mediat gjermane pas akuzave për stilin e tij të lojës. Mesfushori kosovar poashtu është akuzuar se ka bërë pushime të tepruara në Kosovë pas dënimit me 3 ndeshje moslojë. Xhaka ka thënë se ai nuk është psikopat dhe se asgjë nuk do të ndikoi tek ai.
“Unë nuk jam psikopat. Kjo është mënyra se si unë luaj. Unë gjithmonë mësoj më shumë në karrierë, por nuk e ndryshoj stilin tim të lojës. Unë e pres pezullimin tim dhe gjatë kësaj kohe do të punoj edhe më shumë për tu kthyer në ndeshjen ndaj Dortmundit. Zakonisht ekipet më të vogla më provokojnë më shumë, por unë do të përqëndrohem më shumë në lojën që e bëj” ka thënë Xhaka./Indeksonline/