Shpërthen Sabedin Sinani: Deja Vu – tashmë “marifet” i parë (dhe i përjetuar)

Gjilan – Ju, “ekipa” dhe pushteti lokal i LDK-së në Gjilan, mirë shumë po ia bëni që po i pastroni disa nga ambientet e lëna si mos më keq. Më mirë vonë se hiç, thonë. Por, vërtetë jeni qeveria lokale më qesharakja që na ka ra me pa gjatë këtyre viteve ka shkruar Sabedin Sinani.
Postimi i plotë i Sabedin Sinanit
A përnime qe 6 vite nuk e paskit dijtë që fëmijët e qytetit po merren me dukuri të këqia në këso “shpiash” nëpër qytet?
A përnime qe 6 vjet nuk i paskit pa këto “rezervate” të pisllëqeve e të marifeteve nga mē të ndryshmet?
E vërteta është se Juve, hiç nuk ju ka interesue kjo punë, sepse keni qenë të zënë me do “prioritete të nalta” që rezultuan me pasurimin e juve të gjithëve e me degradimin e varfërimin e skajshëm të qytetit e të komunës.
Aq më parë, s’ju ka interesue sepse ajo zonë i takon një bote tjetër. Një bote të përhumbur që për ju është “atje poshtë diku”, larg prej “zotnillakut” e komoditetit tuaj.
Qekjo ishte dhe e tillë ka mbetë udhëheqja e LDK në Gjilan.
E formës por, pa përmbajtje.
E vajit të thatë dhe e kukames per te bëmat e veta. Nuk ndryshojnë këta. Mbase ka ndryshuar anëtarësia e saj, sepse, ndryshimet vijnë vetëm prej andej dhe në asnjë rrugë tjetër!