Uji Dea

Shpërthen një bombë në Mitrovicë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Një shpërthim është regjistruar të kenë zënë vend pak minuta para mesnatës, në një lokal, kafeteri, në veri të Mitrovicës.

Dëme materiale janë regjistruar në lokal.
Në bazë të raporteve të para policore të siguruara nga hetuesit policor mësohet se mjeti eksplodues i cili nën rrethana ende të pasqaruara ka shpërthyer në lokalin “Tiha Noç” në rrugën “Kozara”, ka shkaktuar dëme materiale në objekt ndërsa nuk është raportuar për të lënduar në njerëz.

Njësitë e para reaguese të Policisë së Kosovës, në vend të ngjarjes, në bazë të vlerësimeve preliminare kanë konstatuar se shpërthimi kishte ndodhur nga aktivizimi i një granate dore në kohën kur lokali ishte i mbyllur dhe askush nuk gjendej brenda në lokal.

FIDANISHTJA

Ekzaminimi i vendit të ngjarjes është duke u proceduar nga njësitë përkatëse hetimore të drejtorisë rajonale në Mitrovicë dhe njësisë së specializuar për trajtim të mjeteve të improvizuara eksploduese nga radhët e Policisë së Kosovës.

Hetuesit policor janë në pritje të raportit ekzaminues të ekspertëve, për të përcaktuar llojin e mjetit shpërthyes të përdorur në këtë akt kriminal.
Policia ka iniciuar hetimet për të zbuluar shkaqet, motivet dhe të dyshuarit e mundshëm të këtij akti kriminal, deri më tani të panjohur.

Rasti është regjistruar si vepër penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” ndërsa prokurori publik i prokurorisë së qarkut në Mitrovicë, është informuar lidhur me detajet e rastit të regjistruar./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.