Fundamenti

Shpërthejnë analistët: PDK -ja, përgjegjësja kryesore për degradimin e vendit

/ 15 minuta lexim
KKVITI

Analistët të shqetësuar me degradimin e vendit theksojnë se edhe pse u bënë tri mandate rresht që PDK-ja tallet me popullin, paturpësisht kjo parti vazhdon ta bëjë një gjë të tillë, duke u thënë njerëzve se do t’ua kthejnë shpresën. Sipas analistëve, PDK-ja është alfa dhe omega e secilës qeveri apo siç thuhet “vetë pret, e vetë qep”, pra, edhe pse PDK-ja partnerët i ka ndërruar dhe i ka rrëzuar atëherë kur nuk ka pasur më nevojë për ta, duke mos i shfajësuar subjektet e tjera që janë bashkëpunëtore në krim, prapëseprapë është fajtorja kryesore pse sot mijëra kosovarë po e lëshojnë vendin, po e braktisin edhe punën, sepse nuk mund të durojnë më këtë poshtërim që ua bën shteti i kapur nga pushteti kriminal.

Guraziu: Duke mos i shfajësuar subjektet e tjera, PDK-ja është fajtorja kryesore pse sot mijëra kosovarë po e lëshojnë vendin, sepse nuk mund të durojnë më këtë poshtërim që ua bën shteti i kapur

“Është pikërisht PDK-ja e para që duhet të japë përgjegjësi, bashkë me partnerët e koalicionit, gjatë tri qeverisjeve radhazi, për shkak se korrupsioni dhe krimi i organizuar përfshinë çdo zyrë shtetërore. Nepotizmi u bë dukuri e zakonshme në punësimet publike, ndërsa drejtësia u shndërrua në mashë të mafio-oligarkëve të lidhur me pushtetarët.

Gjatë sundimit shtetëror 11-vjeçar në krye me PDK-në, politikanët bashkë me familjarët dhe miqtë e tyre u bënë njerëzit më të pasur të Kosovës, ndërsa qytetarët e varfër po i paguajnë pasojat e keqqeverisjes dhe kriminalizimit të shtetit. PDK-ja me partnerët e saj në koalicion ndërtoi konjuktura mafioze, në sektorët kyçë, duke filluar nga sistemi i drejtësisë, arsimit, shëndetësisë, e deri te sporti, kultura e media. E ashtuquajtura “Dekada e Re”, e prezantuar nga politikanët e inkriminuar, përveçse është vazhdimësi e dy dekadave të errëta të qeverisjes së vendit, paraqet kapjen e re përtej kriminale në vendin tonë”, thotë analisti Florim Zeqa për “Kosova Sot”

Analistët të shqetësuar me degradimin e vendit theksojnë se edhe pse u bënë tri mandate rresht që PDK-ja tallet me popullin, paturpësisht kjo parti vazhdon ta bëjë një gjë të tillë, duke u thënë njerëzve se do t’ua kthejnë shpresën. Sipas analistëve, PDK-ja është alfa dhe omega e secilës qeveri apo siç thuhet “vetë pret, e vetë qep”, pra, edhe pse PDK-ja partnerët i ka ndërruar dhe i ka rrëzuar atëherë kur nuk ka pasur më nevojë për ta, duke mos i shfajësuar subjektet e tjera që janë bashkëpunëtore në krim, prapëseprapë është fajtorja kryesore pse sot mijëra kosovarë po e lëshojnë vendin, po e braktisin edhe punën, sepse nuk mund të durojnë më këtë poshtërim që ua bën shteti i kapur nga pushteti kriminal.

Analistët vlerësojnë se ajo që na prezantohet si ‘Dekada e Re’, në fakt është kapja e re. Ata theksojnë se gjatë sundimit shtetëror në krye me PDK-në, politikanët bashkë me familjarët dhe miqtë e tyre, u bënë njerëzit më të pasur të Kosovës. Sipas analistëve, është pikërisht PDK-ja e para që duhet të japë përgjegjësi, bashkë me partnerët e koalicionit gjatë tri qeverisjeve radhazi, pse korrupsioni përfshiu çdo zyrë shtetërore, nepotizmi u bë i zakonshëm në punësimet publike, ndërsa drejtësia u shndërrua në mashë të mafio-oligarkëve të lidhur me pushtetarët.

Analistët theksojnë se PDK-ja, por edhe partnerët e saj në koalicion ndërtuan konjuktura mafioze, në sektorët kyçë, deri te sporti, kultura e media. Ky rrjet partiak klientelist-klanor-kriminal,sipas analistëve, vendos në favorin e një pakice të lidhur me pushtetin kriminal. Analistët thonë se për qytetarët e vetmja zgjidhje është që PDK-ja të shkojë në opozitë, duke u dekriminalizuar e vetëpastruar nga krimi, si kriteri themelor për një parti vërtet demokratike.

Badallaj: Matrapazët u bënë supermilionerë

“Askush nga qytetarët e vendit nuk u beson rrenave dhe mashtrimeve të këtyre matrapazëve të PDK-së, sepse u ka dalë boja, duke dëshmuar se kanë punuar vetëm për interesat e tyre personale dhe klanore dhe asgjë për interesat e vendit dhe qytetarëve të saj, pra kjo është me tepër se qesharake dhe tallje dhe përbuzje për popullin. Kjo bandë çakejsh ka pasur disa herë rastin ta bëjë këtë dhe çka bëri pos hajnisë? Dhe, kur vihej në rrezik kjo bandë mafioze për të humbur vëmendjen, prishte ortakët dhe u fuste thikë pas shpine. Kjo do të thotë se është treguar për maskarallëk dhe hajni banditësh.

Vetëm shikoni kohen nën udhëheqjen e saj, nga leckamanët u bënë supermilionerë, duke dëmtuar buxhetin e shtetit dhe djersën e popullit. Dhe, nuk u mjaftoi hajnia për veti, por i bënë të kamur të gjithë familjarët e tyre me pasuri për shumë breza. Krerët e PDK-së jo duhet të japin përgjegjësi”, tha analisti Reshat Badallaj-Zhurjani për “Kosova Sot”.

Kelmendi: Klani “Pronto” duhet të shkojë në opozitë

“Tallja me qytetarët e Kosovës nuk është risi, por ajo vazhdon që nga viti 1999 e gjer sot, 2019, sidomos kjo tallje vjen nga PDK-ja dhe deri diku edhe LDK-ja, AAK-ja dhe AKR-ja, aq më keq kur shumica e këtyre partive për vetveten thonë se janë parti të dala nga lufta e UÇK-së ose parti shtetformuese institucionaliste. Por, shteti nuk zhvillohet duke vjedhur pasurinë shtetërore, duke e përvetësuar dhe duke ia falur vetvetes për disa qindarka, nuk mbahet shteti duke u korruptuar duke deformuar, gjyqësinë, prokurorinë, policinë, inteligjencën, arsimin, shëndetësinë, duke bastarduar diplomacinë, duke e mbushur me militantë e familjarë të pushtetarëve, shteti nuk mbahet duke vjedhur xehen e ‘Trepçës’, duke vjedhur e shkatërruar PTK-në, fabrikat, spitalet, duke shkatërruar fushat e grurit, misrit, lulediellit, nuk mbahet shteti duke blerë e importuar e kontrabanduar mallra kryesisht nga shteti armik Serbia.

Pa shkuar sidomos PDK-ja e Klanit ‘Pronto’ në opozitë dhe pastrimi i LDK-së dhe AAK-së nga klanet e brendshme të korruptuara, që mbrojnë interesin ekonomik dhe politik vetëm të disa personave të disa bosëve të brendshëm që mbajnë gjallë këtë gjendje shumë të keqe dhe negative për Kosovën, ku nuk funksionojnë ligji dhe rendi publik, nuk ka shtet të së drejtës”, u shpreh për “Kosova Sot” analisti Naim Kelmendi.

Burjani: PDK-ja, tepricë në skenën politike kosovare

“PDK-ja është parti që dalëngadalë do të vijë duke pasur vështirësi të mëdha, ky subjekt politik po vjen duke u bërë e tepërt në skenën politike, profili i kësaj partie është i qartë pasurimi pa bazë, kapja e shtetit që e karakterizon punën e vazhdueshme të kësaj partie i ka bërë dëm kapital shtetit, ka vendosur si vlerë mosdijen në shtet, në të gjitha poret institucionale e ka degraduar jetën e qytetarëve plotësisht profili i këtij subjekti është mbi shtetin juridik, ndërsa gjasat për shkapje të shtetit nga ky profil politik duket të jenë të pamundshme. Nuk mund as të reformohet kjo parti se pasurimi pa bazë nuk ndalet.

E vetmja rrugë për t’u dekriminalizuar kjo parti është që të bashkëpunoje me organet e rendit dhe t’i denoncojë njerëzit saj, në të kundërtën kjo parti është shumë mirë ta shuajë veprimtarinë e saj politike për një kohë të caktuar, për t’u riorganizuar dhe larguar njerëzit që janë mbi rendin dhe ligjin. Ngjashëm me ketë subjekt janë i tërë PAN-i aktual”, tha për “Kosova Sot” analisti Blerim Burjani.

Uji Dea

Ku ishte Partia Demokratike deri tash?!

Analisti Ragip Guraziu thotë se PDK-ja është alfa dhe omega e secilës qeveri dhe secilës parti politike të inkriminuar, partnere për vete.

“Pse sot mijëra kosovarë po e lëshojnë vendin, bile duke braktisë edhe punën, pasi nuk po munden të durojnë këtë pushtet, bashkë me partnerët e koalicionit, po e marrin rrugën e mërgimit pa pasur parasysh sfidat që do t’i kenë. Ndryshe si po i paguajnë qytetarët pasojat e keqqeverisjes dhe kriminalizimit të shtetit dhe si ndërtoi, veçmas PDK-ja, por edhe partnerët e saj në koalicion, konjuktura mafioze, në sektorët kyçë, deri te sporti, kultura e media, duke vendosur ky rrjet partiak klientelist-klanor-kriminal në favorin e një pakice të lidhur me pushtetin kriminal. Për qytetarët e vetmja zgjidhje është që PDK-ja të shkojë në opozitë, duke u dekriminalizuar e vetëpastruar nga krimi, si kriteri themelor për një parti vërtet demokratike. Ama ky pushtet nuk durohet më?!”, u shpreh ai për “Kosova Sot”. “Tani si e pse po tallet me qytetarët PDK-ja dhe jo vetëm, se do t’ua kthejnë shpresën qytetarëve, duke menduar se qytetarë do jenë naivë aq sa mos t’i kuptojmë dredhitë e PDK-së që 20 vjet, duke premtuar e kurrë realizuar punët dhe me premtime boshe t’i hutojë ata?! Ku ishte PDK-ja deri tash.

Është PDK-ja alfa dhe omega e secilës qeveri, apo siç thuhet “vetë pret, e vetë qep”, edhe pse PDK-ja partnerët i ka ndërruar dhe i ka rrëzuar atëherë kur nuk ka pasur më nevojë për ta, duke mos i shfajësuar subjektet e tjera që janë bashkëpunëtore në krim, prapëseprapë PDK-ja është fajtorja kryesore pse sot mijëra kosovarë po e lëshojnë vendin, po e braktisin edhe punën kurrfare, sepse nuk mund të durojnë më këtë poshtërim që ua bën shteti i kapur nga pushteti kriminal”, vijoi më tej Guraziu.“Është ajo PDK-ja që na prezantohet si ‘Dekada e Re’, në fakt kapja e re e përtej kriminale, edhe pse gjatë sundimit shtetëror në krye me PDK-në politikanët bashkë me familjarët dhe miqtë e tyre u bënë njerëzit më të pasur të Kosovës. Pikërisht PDK-ja e para duhet të japë përgjegjësi, bashkë me partnerët e koalicionit gjatë tri qeverisjeve radhazi, pse korrupsioni përfshiu çdo zyrë shtetërore, nepotizmi u bë i zakonshëm në punësimet publike, ndërsa drejtësia u shndërrua në mashë të mafio-oligarkëve të lidhur me pushtetarët.

Ndryshe, si po i paguajnë qytetarët pasojat e keqqeverisjes dhe kriminalizimit të shtetit dhe si ndërtoi, veçmas PDK-ja, por edhe partnerët e saj në koalicion, konjuktura mafioze në sektorët kyçë, deri te sporti, kultura e media, duke vendosur ky rrjet partiak klientelist-klanor-kriminal në favorin e një pakice të lidhur me pushtetin kriminal. Për qytetarët e vetmja zgjidhje është që PDK-ja të shkojë në opozitë, duke u dekriminalizuar e vetëpastruar nga krimi, si kriteri themelor për një parti vërtet demokratike”, ka vlerësuar analisti Ragip Guraziu.

Lufta speciale e SHIK-ut

Analisti Gani Qarri vlerëson se ka vite, për të mos thënë ndoshta edhe rreth dy dekada, që emri SHIK është bërë sinonim i frikës, dyshimit dhe veprimeve konspiracioneve në vend. “Prandaj sa herë që është tentuar të damkoset apo demonizohet dikush, është akuzuar se është apo ishte pjesëtar i këtij shërbimi ilegal-privat të PDK-së. Madje këto ditë edhe Dardan Molliqaj,deri para pak kohësh edhe vetë eksponent i VV-së, akuzoi Glauk Konjufcën se ishte pjesë e SHIK-ut gjatë periudhës kohore 2000-2001, për të cilin tha se paguhej 150 marka dhe se Fadil Lepaja ishte rekrutues i Konjufcës në SHIK.

Në këtë mënyrë, përditë e më tepër po dëshmohet sa shumë duhet të turpërohet dhe të japë llogari VV-ja, se çfarë njerëz të tipit si Dardan Molliqaj, Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu për vite të tëra i ka promovuar me pompozitet në majat e VV-së, e tash të njëjtit i akuzojnë kolegët e tyre për pjesë të SHIK-ut!? Për aq më tepër, duke pasur parasysh faktin se pjesëtarë të SHIK-ut ka në të gjitha partitë, asnjëherë nuk u nis një hetim për SHIK-un, nga frika se me hetimin e SHIK-ut do të zbulohen anëtarët e SHIK-ut të instaluar në të gjitha partitë dhe në të gjitha institucionet e shtetit, madje deri edhe në media të caktuara publike”, u shpreh ai. “Ndaj pa hapjen e dosjeve dhe një VETTING-u të vërtetë në organet e brendshme të sigurimit shtetëror dhe ato të drejtësisë është vështirë të dihet ndonjëherë e vërteta se kush ka qenë në SHIK dhe a ka mbetur ndonjë parti e papërfshirë apo të gjitha kanë pasur njerëzit e tyre në SHIK,të infiltruar në të gjitha partitë, deri në majat e tyre.

Përndryshe, hetimi i njëmendtë i këtij shërbimi, të quajturnga shumë njerëz të partive tjera edhe si kriminal, do ta trondiste gjithë skenën politike, për shkak se aty do zbuloheshin edhe pjesëtarë të segmenteve të tjera politike, ani pse veprimtaria e tij ishte në shërbim e interes të PDK-së për të kapur institucionet e shtetit e për të zhvatur buxhetin e asetet e shtetit përmes mafio-oligarkëve të rekrutuar edhe nga partitë tjera nga SHIK-u”, vijoi më tej Qarri.

“Kështu që hetimin e SHIK-ut ende e pengojnë të gjitha partitë e mëdha politike në vend, për faktin se gjenden edhe pjesëtarët e vet në SHIK (siç thuhet kriminal), të cilin edhe sot e përbejnë krerët e institucioneve kryesore të instaluar në majat e pushtetit dhe shtetit të kapur të Kosovës”, ka theksuar ai.

Zeqa: PDK-ja, përgjegjëse për krimin dhe korrupsionin

Analisti Florim Zeqa shprehet se kush më pak e kush më shumë, të gjitha partitë politike janë fajtore për thyerjen e shpresave të qytetarëve, megjithatë njëra është që i prin valles, e ajo është PDK-ja e Hashim Thaçit e Kadri Veselit.“Menjëherë pas PDK-së, vjen LDK-ja e Isa Mustafës, e cila kohën më të gjatë në pushtet e ka kaluar me PDK-në, por edhe si opozitë gjithnjë ishte suporti më i madh i Hashim Thaçit, duke u bërë kështu thyese e shpresave të qytetarëve.

Varësisht prej fuqisë politike edhe partitë tjera minore ishin dhe janë pjesë aktive e katandisjes së shtetit deri tek AAK-ja e vogël, e shndërruar në dinozaur i buxhetit të shtetit”, u shpreh ai.“Krejt pa hise nuk mbeti as VV-ja, e cila u shpërfaq keq me qeverisjen e Shpend Ahmetit në komunën e Prishtinës. Prapëseprapë PDK-ja mbetet alfa dhe omega e secilës qeveri, e cila “vetë preu, e vetë qepi”, si në pushtetin qendror ashtu edhe në atë lokal, duke i ndërruar dhe rrëzuar partnerët sipas nevojave të saj.

Pra, PDK-ja me të gjitha subjektet e tjera janë fajtore pse sot mijëra kosovarë po e lëshojnë vendin, po i braktisin edhe vendet e punës, sepse nuk po mund e durojnë më poshtërimin që ua bën shteti i kapur nga pushteti kriminal”, vijoi më tej Zeqa për “Kosova Sot”.“Është pikërisht PDK-ja e para që duhet të japë përgjegjësi, bashkë me partnerët e koalicionit gjatë tri qeverisjeve radhazi, për shkak se korrupsioni dhe krimi i organizuar përfshiu çdo zyrë shtetërore, nepotizmi u bë dukuri e zakonshme në punësimet publike, ndërsa drejtësia u shndërrua në mashë të mafio-oligarkëve të lidhur me pushtetarët. Gjatë sundimit shtetëror 11-vjeçar në krye me PDK-në, politikanët bashkë me familjarët dhe miqtë e tyre u bënë njerëzit më të pasur të Kosovës, ndërsa qytetarët e varfër po i paguajnë pasojat e keqqeverisjes dhe kriminalizimit të shtetit”, ka potencuar ai.

Sipas tij, PDK-ja me partnerët e saj në koalicion ndërtoi konjuktura mafioze, në sektorët kyçë, duke filluar nga sistemi i drejtësisë, arsimit, shëndetësisë, e deri te sporti, kultura e media. “Andaj, pritjet për vetëpastrim të partive të kriminalizuara, vetëm sa mund të prodhojnë iluzione të reja te qytetarët, për shkak se partitë aktuale aq shumë janë larguar nga vlerat demokratike, saqë vetëm një proces i monitoruar ndërkombëtar i VETTING-ut mund t’i “vetëdijësojë” prapa grilave politikanët e inkriminuar”, ka thënë Florim Zeqa. Ai ka vlerësuar se e ashtuquajtura “Dekada e Re” e prezantuar nga politikanët e inkriminuar, përveçse është vazhdimësi e dy dekadave të errëta të qeverisjes së vendit, paraqet kapjen e re përtej kriminale në vendin tonë.“Lum ata qytetarë që nuk e përjetojnë ‘Dekadën e Re’ të figurave të ndryshkura politike!”, ka theksuar ai.